Kryesore, Politika

Fotolajm/ Kur Berisha dhe Thaçi përqafoheshin e putheshin… brenda në tunel

Sot po e akuzon se e kishte ndihmuar Sllobodan Milloshevicin, në vitet e luftës me Kosovën, duke i shitur naftë, në kohën kur Jugosllavia ishte nën sanksione, por dikur edhe përqafohej me të, shkruan “Gazeta Express”, që komentit i ka bashkëngjitur një foto kur Thaçi dhe Berisha janë duke u përqafuar në inaugurimin e punimeve në tunelin e Kalimashit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dikur kishte goxha respekt për ish-Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën, e edhe përqafohej me të. Por, tani raportet mes tyre kanë ndryshuar.



Madje, në një letër që i kishte dërguar Berishës para disa viteve, Thaçi kishte shkruar se Berisha i ka mbështetur në vazhdimësi aspiratat e popullit të Kosovës për liri e pavarësi.

“…, keni mbështetur vazhdimisht aspiratat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe afirmim të të drejtave të shqiptarëve në rajon”,– kishte shkruar Thaçi në letrën drejtuar Berishës.

PasPara

2 komente

  1. Më ne fund z.Thaqi e hjeki masken u ç’larvua nga perfiditeti dhe tregoi ftyren e vertetë e cila sjell ne pamje karakterin e nje fëmije te paeduakuar me plot hidherim,nervozizem,mbiemocional dhe arrogannce sikur dikush ja prishi lodren.( tha mendimin e tij mbi shkembim territoresh shqiptare me ato shqiptare ne profit te serveve dhe do sillte instabilitet te shteti i i Kosoves ,nuk permendi emra ) Ështe skajshmerishtë i patolerueshem niveli i larte injorances treguar kete rast ndaj nje personaliteti politik kushdo qofte ai ne shtetin amë.

  2. Thyerjen e Embargos nga Sali Berisha , kur makineria luftarake e Serbisë kishte nevojë me vra e me pre popullin boshnjak ( shqiptarët e bosnjës alla mysliman ) dhe me i shtrëngu zgjedhën e shtu reprazaljet popullit shqiptar të Kosovës , e ka dijtë që atëherë i madh e i vogël . Edhe vetë Sala , prej hallit , u detyrua ta pranojë , kur ja nxorri në shesh presidenti i Malit të Zi .
    Pra këtë gjë Thaçi , ky pseudopatriot i madh i ditëve të fundit ,e ka dijtë ka afro 25 vjet . E ka dijtë edhe kur takohej ç’do muaj me ish kryeministrin Berisha sa në Tiranë e sa në Kosovë , sa në tunele e sa nëpër panele .
    Pse ja rikujtoi duke e sulmuar . Jo për Salën , por gjoja me u shit si patriot i madh e i pa kompromis ndaj tradhëtisë .
    I duhet ky demostrim sot , për me mbulu tradhëtinë , që po i bën vetë Kosovës dhe gjithë popullit shqiptar , duke i kriju kushte një konflikti ballkanik me përmasa shkatërruese për popullin tonë .
    Kjo është arësyeja dhe s’ka tjetër .

    Urgjent , populli i Kosovës dhe Parlamenti i tij duhet ta deligjitimojë Thaçin si President dhe t’ja djegi letrat e poshtërsisë në dorë , pa u deklaruar si fakte të kryera .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas