Politika

Fotolajm/ ‘Gëzuar nga Dibra’, Meta me ministrat e Ramës

Presidenti Ilir Meta bashkë me dy ministra të kabinetit Rama, Lindita Nikolla e Pandeli Majko, deputetë dhe drejtues lokal janë mbledhur në komunën Sllovë të Dibrës.

Sebep është bërë përurimi i një shkolle që në fakt nuk është bërë nga shteti por nga një person me origjinë nga Sllova që jeton në emigracion.



Siç shihet, ndryshe nga në Tiranë ku deklaratat mes LSI në opozitës dhe PS në pushtet janë të ashpra, në Dibër ministrat dhe presidenti (themelues i LSI) duken tejet të paqtë me njëri tjetrin.

Më poshtë fotot dhe njoftimi i Presidencës për aktivitetin:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të rikonstruksionit të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Ajet Ndreu” në Sllovë, të ringritur me fondet private të pinjollit të familjes Ndreu, Shpend Ndreu.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Presidenti i Republikës u shpreh: “Është një kënaqësi e veçantë që marr pjesë sot në këtë veprimtari madhështore.

Falënderoj nënën e Shpendit, e cila ka rritur dhe edukuar një bir të denjë të kësaj zone e të gjithë Dibrës, i cili është një shembull jo vetëm për të gjithë djemtë e aftë, të zotë e atdhetarë të Dibrës kudo ku janë, por për të gjithë shqiptarët e zotë e të aftë, që të ndihmojnë vendlindjen e tyre.

Aq më tepër që të ndihmojnë në fushën e arsimit, në mënyrë që këta fëmijë të rriten në kushte sa më të mira, të përfitojnë sa më shumë dije dhe ta zhvillojnë sa më shumë që të jetë e mundur këtë trevë që është një nga trevat më të bukura të vendit tonë, e me shumë tradita.

Edhe emri i një mësuesi të nderuar, në traditën e një familjeje mësuesish e të përkushtuar për arsimin e kësaj treve, të ‘Ajet Ndreut’, i bën nder kësaj shkolle dhe është një frymëzim për mësuesit aktualë, por edhe për të gjithë fëmijët e kësaj zone.

Ju falënderoj për këtë solidaritet, për këtë bashkëpunim e gjithëpërfshirje! Këtu i kemi të gjithë dhe kjo tregon se të gjithë e duan Dibrën, e duan Shqipërinë, dhe aq më tepër se jemi në Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, pa hapur debat me Krujën, le ta bëjmë të gjithë së bashku e këtë do ta bëjmë duke bërë më shumë për arsimimin e për edukimin e fëmijëve tanë!

Jo vetëm me dijet më bashkëkohore dhe më të avancuara, por në radhë të parë për t’i edukuar me dashurinë për vendlindjen, për familjen dhe Atdheun!”

Në përfundim të vizitës Presidenti i Republikës vendosi kurora me lule në memorialin e ngritur në nderim e me mirënjohje për patriotët e zonës Elez Isufi, Isuf Xhelili dhe Cen Elezi dhe u përul me respekt para veprës dhe kontributit të tyre të paharruar atdhetar në mbrojtje të trojeve shqiptare.

<
>
7916796e-8b18-47dc-a760-8e525239e34d a5d343bb-048a-442b-8261-b9b997dd304b db802465-9e7e-4b55-808b-b4d1c3fc296a
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas