Aktualitet

Fotolajm: Ftohtë me Ramën, ama Meta dhe Ruçi i kanë punët ‘grurë’

Varrezat e Dëshmorëve janë kthyer sot në një arenë të vërtetë ‘’lufte” pas incidentit mes disa nostalgjikëve të Enver Hoxhës dhe disa përfaqësuesve të PD-së.

Ndërkohë më herët për të kryer homazhe kanë qenë në varreza dhe krerët më të lartë të shtetit, si dhe ambasadori amerikan Donald Lu.



Ajo që të bie në sy nga fotot është takimi i përzemërt i Gramoz Ruccit me Ilir Metën, ndërsa Rama duket të jetë më i zymtë në qëndrimin e tij.

Po ashtu Meta ka pasur një takim dhe me ambasadorin Lu në përfundim të ceremonisë dhe siç duket nga fotot, kanë shkëmbyer një përshëndetje të ngrohtë.

Jo më larg se dje, ambasadori amerikan Lu ka vazhduar serinë e denoncimeve të tij të forta lidhur me sfidat kryesore që e presin Shqipërinë. “Cila është sfida kryesore sot?- tha Lu. –  Do të isha shumë i lumtur nëse shoqëria civile do na bashkohej në thirrjen për arrestimin dhe ndjekjen penale të peshqve të mëdhenj kriminelë.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas