Sport

“Fotokopje” e Lionel Mesit, tifozi iranian përfundon në komisariat. Policia e urdhëron të…

Çuditë nga Rusia kanë nisur, ende pa filluar kampionati botëror. Rasti më i freskët, është ai i iranianit Reza Parastesh, i cili është bërë i njohur në rrjetet sociale për ngjashmërinë e frikshme me Mesin në paraqitjen e tij.

Me origjinë nga Irani, ai cilësohet si një “fotokopje” e Mesit, dhe njerëzit e ngatërronin kur ai gjendej në rrugë, duke menduar se ishte ylli i Barcelonës. Edhe ditën e djeshme, ai është shfaqur në rrugët e Moskës, dhe i gjendur me fanellën e Barcelonës, njerëzit e kanë rrethuar, sa që u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Iraniani u shoqërua në komisariat nga policia, dhe më pas i është kërkuar të mbajë një maskë në fytyrë, pasi me pamjen e tij ai mblidhte shumë njerëz rreth vetes, gjë që ia bënte të vështirë punën policisë për të kontrolluar turmat.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas