KMR

Fotoja “thyen” rrjetin, banori i Pompeit të lashtë u mbulua nga llava teksa masturbonte?!






               Publikuar në : 20:50 - 02/09/18 |
mapo.al

Në nëntë Qershor llogaria në Instagram e Pompeit në Itali shpërndau një foto ku dukej se si kishte mbetur një prej banorëve të qytetit të lashtë kur qyteti u mbulua nga llava e vullkanit Vezuv në vitin 79 p.e.s.


Ai ngjason në një pozicion sikur masturbon dhe kjo e ka bërë foton virale, e cila tashmë është shpërndarë mijëra herë në rrjetet sociale dhe mediat online.

Trupi i ruajtur në formë të gurtë për mijëra vite pasi u mbulua nga llava duket i shtrirë ndërkohë dora qëndron pranë organit gjenital.

Por, vullkanologu Pier paolo Petrone i cili prej 25 vitesh studion viktimat e Vezuvit të para më shumë se dy mijë vitesh ka një shpjegim për këtë.

Ai thotë se trupi i këtij personi i përket një maxhoreni i cili aty është kapur nga llava i befasuar. Ai thotë se është i kërrusur nga nxehtësia e llavës.

Në Pompein e lashtë janë gjetur mjaft trupa të kthyer në formë të gurtë nga llava. Personat e vdekur janë gjetur në pozicione dhe momente nga më të ndryshmet.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas