Arkiva, Te Vecanta

Fotoja e parë mbi sipërfaqen e kometës

Welcome to a cometNjë ditë pas uljes spektakolare mbi sipërfaqen e një komete, sonda Philae ka dërguar edhe foton e parë.

Pas raportimeve të ndryshme se sonda nuk është ngjitur mirë mbi kometë, ka mbërritur lajmi se ajo tashmë është stabilizuar dhe ky është imazhi i parë që ka dërguar në Tokë nga kometa 67P, e njohur ndryshe edhe si Çuri.



Ulja e një sonde hapësinore mbi kometë është një nga zhvillimet më të rëndësishme në histori.

Sonda, së bashku me anijen kozmike Rosetta, do monitorojë në detaje kometën, për të zbuluar më shumë për origjinën e sistemit diellor.

Trupa të tillë si kometa vërdallosen në hapësirë që nga ditët e para të krijimit të sistemit diellor.

Mësohet se sonda së bashku me anijen kozmike Rosetta kanë mbi 20 instrumente, që do u mundësojnë të shqyrtojnë me lupë përbërjen e kometës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas