Aktualitet

Fotogaleri; Përfundon protesta para Bashkisë, ja çfarë ndodhi sot






               Publikuar në : 12:35 - 15/11/18 |
mapo.al

Ka përfunduar edhe protesta e ditës së 13-të e banorëve të “Unazës së Re”.


Ata protestuan sot para Bashkisë së Tiranës për të kundërshtuar prishjen e banesave që përfshihen nga projekti i qeverisë.

Ata këmbëngulën për një takim me kreun e bashkisë, Erion Veliajn, dhe kryeministrin Edi Rama. Protestuesit kërkojnë dëmshpërblim të banesave apo bizneseve me vlerën e tregut, para së të futet ne zbatimm projekti I ri I Unazës së Re.

Megjithatë, protesta nuk mbeti në kufijtë e kërkesave. Situata është rënduar teksa protestuesit kanë hedhur drejt bashkisë tymuese dhe vezë si dhe kanë tentuar të cajnë kordonin për tu futur me forcë në bashki.

Bashkia në anën tjetër mblodhi me vonesë Këshillin Bashkiak ku opozita nuk mori pjesë.

Në ambientet e bashkisë së Tiranës janë hedhur edhe kova me ujë për të shuar zjarrin nga tymyeset e hedhura nga banorët protestues.

Protesta përfundoi me zhurme dhe në oborrin para bashkisë kanë mbetur tymuese, vezë dhe shashka. Banorët janë shprehur se do të kthehen sërish.

<
>
protesta gjashte unaza protesta pese unaza protesta kater unaza protesta tre unaza protesta dy unaza Protesta nje unaza Unaza proteste protesta-banorit unaza dy unaza tre unaza tre unaza nje banoret-e-unazes tymuese-proteste protesta-astir-policia- vras-1131x570

 

 

 

 

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas