Kryesore, Mapo Letrare

Foto prekëse: Momenti kur Xhevahir Spahiu mëson për vdekjen e Fatos Arapit

Pas lajmit se Fatos Arapi, poeti i njohur, ka ndërruar jetë, shumë prej vargjeve të tij kanë pushtuar rrjetet sociale.

Ndërkohë që kjo foto po bën xhiron e mediave.



Ajo është shkrepur nga gazetari Zylyftar Hoxha dhe tregon momentin kur shkrimtari Xhevahir Spahiu mëson për vdekjen e Fatos Arapit.

Arapi solli në shqip vargjet e Safos dhe ato të Pablo Nerudës. I konsideruar si një poet romantik, Fatos Arapi nuk rreshti asnjëherë së krijuari për lirinë dhe dashurinë, edhe pse në Shqipërinë komuniste iu ndaluan shumë vargje. Një nga veprat e tij poetike “Më jepni një emër”, u ndalua nga Enver Hoxha, menjëherë pas botimit të kopjeve të para.

Dikur ne ishim të dy,
Si qielli me detin.
Kur vrejtej njëri,
Nxinte tjetri.
Kur kthjellohej njëri,
Kaltërohej tjetri.

Dikur si dy ura në vatër,
Për sho-shoqin ishim.
Të veçuar shuheshim,
Të bashkuar digjeshim.
Por sa shpejt dashuria,
Kthehet në urrejtje…

Ti mos më urre!

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas