Sociale

Foto-lajm: Veliaj promovon ekselentët e Tiranës

Përmes një postimi në facebook, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, na ka njohur me nxënësit më të mirë të Tiranës, apo siç i cilëson Veliaj, ”me mendjet e bukura të Tiranës”. Në albumin ku janë 322 nxënësit e shkëlqyer, Veliaj jep mesazhin se këta nxënës kanë nisur të lënë gjurmët e para dhe që nesër ata do të jenë drejtuesit e së ardhmes së kryeqytetit.

”Ja kush janë mendjet e bukura të Tiranës, që kanë nisur të lënë gjurmët e para. Sot me 10-tat e tyre absolute, ndërsa nesër si drejtuesit e së ardhmes të kryeqytetit”. Në çdo fotografi është shkruar emri i nxënësit shoqëruar me mesazhin: “Njihuni me nxënësit më të mirë të Tiranës”.



Një prej nismave të para të marra nga kryebashkiaku Veliaj ka qenë pikërisht vlerësimi me bursa për nxënësit ekselentë të kryeqytetit. për të gjitha shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazet e Tiranës. Synimi i kësaj nisme është që të promovojë dhe të mbështesë ata që do të jenë nesër drejtuesit e vërtetë të kryeqytetit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas