Media

FOTO-LAJM / Lutfi Dervishi nuk i shpëton dot trendit, shihni çbën në rrugët e Tiranës

Biçikletat ngjyrë portokalli brenda pak ditësh po pushtojnë çdo rrugë të kryeqytetit. Por ajo që ka rënë në sy këto ditë është se ato po pëlqehen nga të gjitha grupmoshat dhe sëfundmi janë kthyer edhe në një trend,  të cilit nuk i kanë shpëtuar as figurat e njohura publike.

Edhe gazetari i njohur Lutfi Dervishi është fotografuar teksa zbret nga dyrrotaku portokalli të cilin e ka përdorur në  Tiranë , në vend të automjetit.  “Çfarë përvojë e bukur me #motobike # Tirana! Rikthim me biçikletë pas gati 30 vjetësh …”, shkruan Lutfi Dervishi në twitter.



  Tirana është qyteti i parë në Ballkan që ka futur sistemin e biçikletave pa stacion “Smart Bike Share”, një mënyrë ekologjike dhe inovative për të lëvizur në qytet. Çdo qytetar që do të lëvizë me biçiklete mund ta përdorë atë, pasi ka shkarkuar aplikacionin “Mobike” ne telefonin e tij.

Regjistrohuni me numrin tuaj të telefonit dhe zgjidhni në hartë biçikletën më të afërt. Më pas, me anë të telefonit, bëni skanimin e “barcode” të biçikletës dhe nga ky moment mund ta përdorni atë në qytetin e Tiranës. Pasi përfundoni udhëtimin tuaj, mjafton ta mbyllni sërish atë me kyçin që ndodhet në rrotën e pasme dhe parkojeni në një vend të sigurt, që nuk pengon lëvizjen.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas