KMR

FOTO/ Ja kush janë 5 shpendët që arrijnë shpejtësi deri në 322 km/h

1- Skifteri Peregrine ( Falco peregrinus) , i njohur ndryshe dhe me emrin Peregrine.

Ky grabitqar është i njohur për shpejtësinë e tij që mund të arrijë deri 322 km/ orë në momentin e gjuetisë(në pikiatë), duke qenë kështu mbreti i shpejtësisë në të gjithë mbretërinë e kafshëve.



Sipas një emisioni të realizuar nga National Geographic, shpejtësia maksimale që mund të arrihet prej këtij skifteri është regjistruar 389 km/orë.

Kjo është një shpejtësi më e lartë se edhe shumica e makinave më të shpejta në planet.

2- Gushëbardha bisht gjilpërë (Hirundapus) e njohur ndryshe dhe me emrin “Shpinë përbaltura” është një zog tepër i shpejtë. Megjithëse radhitet në vendin e dytë , është zogu më i shpejtë që duke përplasur krahët mund të fluturojë me një shpejtësi që arrin 170 km/orë. Eshtë një zog që jeton pothuajse gjithë kohën në ajër, dhe nëse nuk e ka të nevojshme nuk ulet kurrë në mënyrë vullnetare në tokë, jeton me insektet që kap me sqep duke fluturuar.

3- Zogjte Frigate, siç shihet dhe nga emri, janë zogj që jetojnë në oqeane dhe kanë emra të ndryshëm; Zogu Piratëve, Zogu i Njeriut të Detit, etj. Vijnë nga familja Fregatidae dhe janë 5 specie të ndryshme të dala nga kjo gjini. Por ajo që duam të sjellim sot për ju, rreth këtyre zogjve është shpejtësia e madhe që mund të fluturojnë, duke arritur shpejtësinë 153 km/ orë. Jo pak për një zog realitivisht jo të vogël në trup, apo jo?

4- Rosa e familjes Plectropterus gambensis, është radhitur shpendi i katërt për shpejtësinë që mund të arrijë një shpend gjatë fluturimit. Kjo lloj rose jeton në disa zona të Afrikës. Ka një gjatësi trupore prej 75-15 cm dhe një peshë mesatare prej 4-6.8 kg. Ky zog, është zogu më i shpejtë nga familjet e ”rosave” duke arritur një shpejtësi prej 142 km/orë.

5- Në vendin e pestë do të radhitet sërish një rosë, por kjo është një rosë zhytëse dhe jeton në vende me ujëra të ëmbla. Ajo quhet rosa Merganser ( Mergus serrator) por njihet me emra të ndryshëm pasi gjendet në shumë vende si; Amerika e Veriut, Groenlanda, Europe dhe Azi. Në fluturim kjo rosë mund të arrijë një shpejtësi prej 129.07 km/ orë.

<
>
auto_auto_1215176352311522404358 auto_auto_1315176352301522404360 auto_auto_1515176352291522404361 auto_auto_kraheshpejta315176354051522404360 auto_sh-1-750x4301522404362
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas