Dikur, Kryesore

Foto e rrallë: Shihni sarajet e firmëtarit të Pavarësisë

Dihej që dikur familja Cakrani në zonën e Myzeqesë kishte saraje por mungonte një imazh se si ishin ato saraje, çfarë forme kishin dhe si ishin ndërtuar. Së fundi në Australinë e largët është bërë vërtetë një zbulim jo i vogël.

Në arkivat familjare të pasardhësve të personave të emigruar atje pas Luftës së Dytë Botëror kanë sjellë në Shqipëri jo thjesht një fotografi historike por një dokument me vlerë se çfarë godinash janë ndërtuar dikur në Shqipëri dhe që për fat të keq janë shkatërruar dhe nuk ekzistojnë më. Për më tepër që këto saraje i përkisnin Hajredin bej Cakranit një prej firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë dhe ministër i Thesarit në qeverinë e Ismail Qemal Vlorës.



Kujtim Cakrani, një nga pinjollët e familjes Cakrani e bëri dje publike këtë fotografi në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Tema e diskutimit të emisionit ishte procesi i vettingut në drejtësi që deri tani ka shkarkuar në 4 muaj 15 prokurorë dhe gjykatës por Cakrani, avokat për nga profesioni, e lidhi me faktin se si ka mundësi që të gjithë të larguarit kanë vënë pasuri në mënyra nga më të ndryshme por asnjë prej tyre nuk ka pasuri të trashëguar nga paraardhësit.

Historia e trishtë e familjes Cakrani vijon me faktin se pas instalimit të regjimit komunist persekutimi i kësaj familjeje arriti deri në shkatërrimin e  këtyre sarajave që duhet thënë janë të jashtëzakonshme për nga vlerat arkitekturore. Sipas të dhënave, kjo godinë tepër e rrallë në Shqipëri është ndërtuar në vitin 1915 nga inxhinierë austriakë që ndodhesin në Shqipëri në atë kohë dhe që kishin miqësi me familjen Cakrani. Godina është pak a shumë e tipit kështjellë me 3 kate të larta, me katër kulla të vendosura në cepat e një katërkëndëshi me kulme dhe godina ka një çati e tipit alpin.

Është vërtetë një vepër e rrallë arkitekturore për Shqipërinë por që për fat të keq nuk ishte me vlerë për regjimin komunist. Arrestimet, internimet dhe përndjekja e familjes Cakrani për shkak të mbështetjes që I dha Ballit Kombëtar arriti deri në hedhjen në erë të kësaj godine që aktualisht i kanë mbetur vetëm themelet.

Sot të paktën kemi këtë fotografi që publikohet për herë të parë por teksa e shikojmë imagjinojmë momentin se çfarë mendje diabolike duhet të kenë patur ata persona që pasi e kanë mbushur me dinamit cep e më cep e kanë hedhur në erë. Shkatërrimi i një godine të tillë tregon se në historinë e Shqipërisë më shumë kemi shkatërruar se sa kemi ndërtuar./FaxWeb

PasPara

1 koment

  1. Uaaaaa sa turp!Cjane keto keshtjella feudalesh,rreaksionaresh,bejleresh !Kasollja me kashte eshte nderi i popullit katundar,proletar ,mundesisht edhe me nje grope muti pa kanal..Prandaj mire e bene proletaret qe e bombarduan!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas