Kryesore, Politika

Foto e Berishës në kazino, Braçe replikon me komentuesin: Prisja përgjigje tjetër nga ju…

Deputeti socialist Erion Braçe, ka reaguar në rrjetet sociale për reagimet e opozitës lidhur me ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit. Ai ka postuar krahas statusit te gjate edhe nje foto te ish-kryeministrit Sali Berisha në një kazino, foto e shumë viteve më parë. Braçe thotë se gjatë kohës kur Berisha qeveriste, ka patur një numër rekord të favoreve fiskale që kanë masivizuar bixhozin.

 



Postimi:

BUDALLAI LUL DHE PROPAGANDA ME BIXHOZIN!
REKORDET:
23% TATIM FITIMI DHE 20% TATIM MBI TE ARDHURAT PER LOJTARET NE VITIN 2005
10% TATIM FITIMI DHE 0% TATIM MBI TE ARDHURAT PER LOJTARET NE VITIN 2008.

FAVORET FISKALE REKORD TE SALI BERISHES QE MASIVIZUAN BIXHOZIN.

NGA VITI 2015 ASNJE LICENSE E RE!

PROPOZIMI IM:
TATIM PROGRESIV MBI FITIMET E KOMPANIVE NGA LOJRAT E FATIT NE NIVELIN E SIPERM DERI 50%
TATIM PROGRESIV MBI TE ARDHURAT E LOJTAREVE FITUES NGA LOJRAT E FATIT NE NIVELIN E SIPERM DERI NE 50%

PJESA TJETER,
TE ZBATOHET LIGJI PER TI LARGUAR NGA QYTETET DHE ZONAT E BANUARA, PER DISTANCAT DHE REKLAMAT!

Propaganda ka vetem nje qellim:
Te vrase te verteten!

Kur e verteta tregon qarte fenomenin,
prej saj identifikohen vendimmarresit-pergjegjesit,
propaganda cmendet, behet edhe me e dhunshme,
uleret edhe me fort duke sulmuar njerezit.

10 dite te shkuara,
kam arkivuar njoftimin e ministrise hije te propagandes
ngritur nga Lulzim Basha ne PD.

Njoftimi doli fill pas nje dekreti asfare ligjor,
propagandistik te Presidentit te Republikes;
Ai i referohej shqetesimit ne rritje te perhapjes se lojrave te fatit dhe, lehtesive fiskale per to.

Sipas njoftimit te ministrise hije te propagandes se Lulzim Bashes, paskesh patur ne kohen e qeverisjes se Sali Berishes se fundit, nje norme tatimore te larte qe eshte ulur nga ne socialistet.

GENJESHTAR E MADHE POR E TRASHE!

Por si eshte e verteta?

Kam ndertuar nje seri thuajse 12 vjecare me dy tregues,
nivelin e tatimit mbi fitimin nga lojrat e fatit dhe,
nivelin e tatimit mbi te ardhurat nga lojrat e fatit per
lojtaret fitues ne to;

Ne vitin 2005,
niveli i TAP per lojtaret fitues ne lojrat e fatit ishte 20%
niveli i Tatimit mbi Fitimin per lojrat e fatit ishte 23%;

JU KUJTOJ SE, NE VITIN 2005 QEVERISTE
PARTIA SOCIALISTE.

Ne vitin 2006,
niveli i TAP per lojtaret fitues ne lojrat e fatit u be 20%
niveli i Tatimit mbi Fitimin per lojrat e fatit u be 20%;

JU KUJTOJ SE, NE VITIN 2006 NIS TE QEVERISE
SALI BERISHA DHE PD E TIJ.

Ne vitin 2007,
niveli i TAP per lojtaret fitues ne lojrat e fatit ishte 0%
niveli i Tatimit mbi Fitimin per lojrat e fatit ishte 20%;

Ne vitin 2008,
niveli i TAP per lojtaret fitues ne lojrat e fatit ishte 0%
niveli i Tatimit mbi Fitimin per lojrat e fatit u ul ne 10%;

JU KUJTOJ SE, NE VITIN 2008, SALI BERISHA NISI MARREZINE E TAKSES SE SHESHTE DHE E ZBATOI ATE
EDHE PER FITIMET NGA LOJRAT E FATIT.

Nga viti 2008 deri ne vitin 2014,
niveli i TAP per lojtaret fitues ne lojrat e fatit ishte 0%
niveli i Tatimit mbi Fitimin per lojrat e fatit ishte 10%;

Ne vitin 2014,
niveli i TAP per lojtaret fitues ne lojrat e fatit ishte 0%
niveli i Tatimit mbi Fitimin per lojrat e fatit u be 15%;

Ne vitin 2005,
niveli i TAP per lojtaret fitues ne lojrat e fatit u be 15%
niveli i Tatimit mbi Fitimin per lojrat e fatit ishte 15%;

Nga viti 2015 deri tani,
niveli i TAP per lojtaret fitues ne lojrat e fatit ishte dhe eshte 15%
niveli i Tatimit mbi Fitimin per lojrat e fatit ishte dhe eshte 15%.

Pra,
sic e shihni, Tatimi mbi Fitimin nga lojrat e fatit ka qene vec nje here 23%, ne vitin 2005 dhe vendimin per kete nivel e kishte marre Partia Socialiste.

Kurre PD, Sali Berisha apo cilido me te,
nuk ka patur nje nivel Tatim Fitimi 23%.

Perkundrazi, ishte Sali Berisha qe e nxiti ne kufijte e nje industrie, biznesin e Lojrave te Fatit;
SALI BERISHA VENDOSI REKORDIN LEHTESUES FISKAL
PER LOJRAT E FATIT DHE LOJTARET E TYRE:
VETEM 10% TATIM MBI FITIMIN NGA LOJRAT E FATIT,
0% TATIM MBI TE ARDHURAT NGA LOJRAT E FATIT PER LOJTARIN FITUES!

Ketu nisi masivizimi ekstrem i lorave te fatit.

Qe nga ajo dite,
nuk ka me asnje favor fiskal per industrine e lojrave te fatit.

Ka edhe disa te dhena te dhena qe tregojne permasen e frikshme te lojrave te fatit, ardhur nga favoret fiskale qe dhuroi Sali Berisha.

Ne maj te vitit 2013, ne administraten fiskale ishin rregjistruar
6 kompani bastesh dhe 1500 pika ku luheshin ato.
Operacioni i agjencive ligjzbatuese ne kete industri zbuloi se,
5000 pika bastesh operonin jashte sistemit fiskal, ne te zeze.

Ne maj te vitit 2018, ne administraten fiskale ishin rregjistruar
3 kompani bastesh dhe 4000 pika ku luhen ato.

Ne maj te vitit 2013, ne administraten fiskale ishin rregjistruar
21 kompani te lojrave elektronike te fatit dhe 152 salla ku luheshin ato.
Operacioni i agjencive ligjzbatuese ne kete industri zbuloi se,
500 salla lojrash elektronike te fatit operonin jashte sistemit fiskal, ne te zeze.

Ne maj te vitit 2018, ne administraten fiskale ishin rregjistruar
11 kompani te lojrave elektronike te fatit dhe 142 salla.

NGA VITI 2015,
NUK KA ASNJE LICENSE TE RE PER KOMPANI TE LOJRAVE ELEKTRONIKE TE FATIT POR EDHE TE BASTEVE,
LUAJTUR NE SALLA APO PIKA BASTESH.

Perkundrazi jane hequr disa.

Kjo eshte e verteta!

Tani, a ka probleme me kete industri?
Pooooo! Une vijoj te mendoj se tatimi per fitimet e tyre,
si per kompanite ashtu edhe per lojtaret eshte i ulet.
Keto jane fitime te paturpshme per kompanite,
rastesore e nga pikpamja morale po te tilla per lojtaret;

Ndaj, une mendoj se tatimi progresiv per fitimet dhe te ardhurat nga lojrat e fatit duhet te vendoset menjehere,
madje ne nje nivel te siperm qe duhet te arrije ne 50%!

Pjesa tjeter,
te zbatohet ligji per aspektin e krimit te organizuar,
te zbatohet ligji per distancat-ato duhen rritur edhe me shume,
te zbatohet ligji per reklamat e tyre ne media,
vecanerisht televizione dhe te vendosen te njejtat kufizime per reklamen edhe ne ineternet.

 

brace berisha kazino

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas