Kronika, Kryesore

Foshnja e vdekur në Tiranë: Detajet nga hetimet e para

Një foshnje e pajetë është gjetur mëngjesin e djeshëm pranë një koshi mbeturinash në afërsi të Laprakës në Tiranë.

Foshnja e porsalindur, e seksit femër, ishte futur brenda një çante të zezë dhe ishte lënë pranë koshave, në rrugën “Azem Galica”.



Kanë qenë kalimtarët e rastit, të cilët rreth orës 07:30, kanë lajmëruar Policinë, pasi kanë parë çantën e dyshimtë. Më pas, shërbimet e Komisariatit nr.3 që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar se brenda saj ndodhej një foshnjë e porsalindur, që nuk kishte shenja jete.

Menjëherë është rrethuar vendi i ngjarjes dhe bebja është dërguar për ekzaminimet e nevojshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërsa Policia ka nisur veprimet hetimore e procedurale për të identifikuar prindërit apo personat e tjerë që e braktisën.

Nga ana tjetër, po hetohet edhe për zbulimin e vendit se ku është lindur foshnja, pasi nga verifikimet e kryera në të gjitha spitalet, nuk rezulton që të jetë lindur aty. Burimet thanë se pa përfunduar autopsia nga mjekët ligjorë, nuk mund të përcaktohet nëse foshnja ka lindur e vdekur dhe është braktisur pranë koshave të mbeturinave, apo ka vdekur pasi është braktisur, nga shkaqe të jashtme, ose nga asfiksia, duke qenë se ishte mbyllur brenda çantës.

Më datë 02.09.2018, rreth orës 07:30, në rrugën ‘Azem Galica’, në një çantë të zezë, është konstatuar e braktisur dhe pa shenja jete, një foshnje e porsalindur. Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Nga ana tjetër, burimet thanë se ka nisur një verifikim i klinikave më të afërta me zonën ku u gjet bebja, por po punohet për të identifikuar edhe objekte të tjera që shërbejnë si klinika, por janë të palicencuara, për të cilat ka informacione se pranojnë të bëhen lindje. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që lindja të jetë kryer edhe në kushte shtëpie, çka e bën edhe më të vështirë hetimin e ngjarjes, raporton Panorama.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas