Kryesore, Mapo Format

Forumet UET, Baton Haxhiu: 6 arsyet e tolerancës së BE ndaj Serbisë sollën projektin “Thaçi”

I ftuar në një bashkëbisedim me studentë e pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës, si pjesë e Forumeve UET, nën moderimin e shefes së Departamentit të Komunikimit Belina Budini, analisti Baton Haxhiu foli për situatën politike në Kosovë. Për Haxhiun, Bashkimi Europian ka qenë pro Serbisë duke analizuar gjashtë favoret që Beogradi zyrtar përfitoi nga Brukseli. Përse analisti mendon se është tani momenti për një marrëveshje Serbi-Kosovë, me temën e “korrigjimit të kufijve”. Çfarë përfitohet nga Kosova dhe Shqipëria.

Në jetën politike të Kosovës Baton Haxhiu njihet si analist që kapërcen profilin e një njeriu publik që dikton vetëm problemin, pasi shpesh jep alternativa për zgjidhje, qoftë edhe me një “kosto” sulmi, apo epiteti “tradhtari”. Si një “këshilltar në hije” i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe i kryeministrit shqiptar Edi Rama, analisti Baton Haxhiu në një diskutim në Forumet UET tregon arsyet se përse u artikulua dhe po investohet për një marrëveshje Kosovë-Serbi nën diskutimin e “korrigjimit të kufijve”. Analiza e thelluar sesi BE në shtatë vitet e fundit ka favorizuar Serbinë duke i ofruar benefite, por mbajtur një qëndrim “parimor” me Shqipërinë, Kosovën apo Maqedoninë. Për Haxhiun marrëveshja Kosovë-Serbi, qoftë edhe me kalimin e Veriut të Mitrovicës nën Serbi dhe marrjen e Luginës së Preshevës nga Kosova do ishte një marrëveshje që më shumë do sillte favore për Kosovën.



Ju shoh si ndikues, edhe pranë politikanëve shqiptarë, e keni pranuar hapur që pranë kryeministrit aktual Rama jeni me ndikim, por edhe në Kosovë ndoshta, zëri juaj është bërë zë trazues në debatin për korrigjimin e kufijve në Kosovë dhe besoj që këtë lloj ndikimi ia njihni vetes ose dhe të tjerët ua njohin ju, dhe besoj këtë lloj ndikimi e ushtroni edhe në Kosovë a është kështu?

Ajo që unë e kam kuptuar në jetën publike është njerëzit e keqkuptojnë, ose kur dëshirojnë ta demonizojnë dikë në profesion, thonë ke lidhje politike ose miqësi me dikë. Është gabim dhe mos them që është naivitet. Unë kam një princip, d.m.th. njerëzve ose miqve të mi që janë në politikë nuk u kërkoj favore për tender ose për gjëra ekonomike. Ky princip më jep një kredibilitet që unë ndonjëherë kur ka çështje idealiste mund të influencoj aq sa është e mirë për shoqërinë shqiptare, për shkak se bota e politikanëve ndonjëherë është e mbyllur në hapësira dhe dinë me pas vendimmarrje të cilat janë të influencuara nga biznesi dhe unë mundohem që së paku te Rama të jem një njeri i cili, ose të vendos një farë kornize që të jetë sa më pak i ndikuar prej njerëzve të cilët realisht kanë interesa ekonomikë. Ata mund t’i japin faje politikës dhe ata mund të influencojnë më shumë sesa një zë idealist. Në Kosovë kam një gjë tjetër, Kosova realisht ende nuk i ka përmbyllur ndërtimin dhe shtet formimin dhe atje do të jem më i gatshëm që të influencoj, jo vetëm me shkrime dhe me qëndrime publike por edhe me takime në tavolinë për arsye se ndonjëherë, veçanërisht në Kosovë ku partitë politike kanë një farë koncepti feudal të ndikimit. Është e pamundur që të jesh indiferent dhe të mos shprehësh një idealizëm për vendin ku jeton, ose mos influencosh për gjërat që ti mendon se janë të mira. Nuk e fsheh që e kam bërë vazhdimisht, por prapë e kam ruajtur distancën që ku ka marrëdhënie ekonomike fare mos të jem afër për arsye se atje e zhvlerëson veten, atje e zhvlerëson pozicionin tënd dhe ky pozicioni idealist tani vdes. Dhe natyrshëm, për faktin se kam mbetur në jetën publike kaq gjatë, është pikërisht sepse kam munguar me marrëdhëniet e biznesit dhe ekonomisë apo tenderit edhe pse nuk them që ndonjëherë shoh që politika i ka bërë disa njerëz të pasur dhe ata kanë ndikim edhe më shumë sesa idealistët. Por fakti që janë bërë aq të pasur, sa e kanë harruar fillimin e tyre të takimit me politikën, por unë së paku mundohem që një shtresë që nuk është e përfaqësuar me ta, që është idealiste, që nuk preket nga ndikimet e ekonomisë së tenderit, mundohem që ta përfaqësoj edhe në tavolinë edhe në publik edhe në televizion dhe gjithë aty ku arrij dhe nuk e fsheh që jam shumë i angazhuar që me disa pika.

Do doja të dinim pak më tepër se këtë dimension publik të angazhimit tuaj dhe influencën, ndikimin, i cili është idealist sikurse thoni ju, por ndonjëherë rezulton i pamjaftueshëm pasi nuk mjafton i vetëm. Duhet plotësuar nga këto takime të tjera, nga network-u, ndoshta kulisat po i quaj unë, por jo në termin negativ të fjalës, pra këto llojet e takimeve të tjera, bisedat e hapura ose të mbyllura. Do donim të dinim më tepër, çfarë ndodh në këto mjediset e mbyllura, më saktë çfarë takimesh ju personalisht keni marrë pjesë dhe çfarë po thuhet në kulisa në lidhje me debatin aktual të korrigjimit të kufijve?

Një gjë kam kuptuar kur kam filluar që të bëj komente dhe të shkruaj shkrime në gazetari kam menduar që shkrimi ndikon drejtpërdrejt në jetën e një njeriu që merret me politikë dhe ai reflekton. Por njëkohësisht kam kuptuar më vonë se shkrimi është i pamjaftueshëm që të bindë dikë të marrë vendime, më vonë kam kuptuar që të vetmit njerëz që janë të rëndësishëm dhe ndikojnë në jetën tonë janë politikanët që marrin vendime me nënshkrimet e tyre. Dhe ky çekuilibrim, realisht me jetën shoqërore mua më ka ndërgjegjësuar që nuk mjafton shkrimi për të ndryshuar bindjen e politikanëve. Nuk mjafton as një koment i ashpër, nuk mjaftojnë argumentet dhe faktet dhe pa krijuar atë mozaikun e përfshirjes. Mozaiku i përfshirjes është shkrimi, mos reagimi që vjen, pastaj e takon dhe iu thua si mund të ndodhë kjo që këto janë defektet të cilat janë qeverisjen tënde dhe ju nuk reagoni, pastaj kur nuk ndodh, as që e gjen një hapësirë se kur është me kapërcyer në momentin kur ikën e harron dhe e sfidon vetëm në momentin kur është në grup dhe e sfidon dobësinë e tij ose momentin kur jepet. Kam kuptuar që politikanët reagojnë me idealizmin e një njeriu vetëm nëse i përshtatet atij gjuha, momenti, e ardhmja politike, e ardhmja e momentit dhe nëse këto korrespondojnë dhe ai nuk i ka ditur, ai e shtyn çështjen, por nëse fillon të ndikosh në çfarëdo varianti dhe ai nuk sheh benefit nga kjo, atëherë e refuzon, në daç komentin, në daç praninë, çështjen dhe natyrisht këtu e humb betejën. Çështja kryesore është mosndërrimi i profesionit. Po mbete në profesion, po nuk hyre në marrëdhënie të biznesit me ta e fiton betejën për arsye se nuk ka çfarë thotë në publik ose nuk ka se si të hakmerret nëse ti merr një qëndrim publik të ashpër. Kjo është esenciale.

Jeni artikuluar në lidhje me ‘korrigjimin e kufijve”, po cila është situata aktuale në Kosovë?

Po mundohem që të them disa çështje që unë kam vërejtur edhe përse kam influencuar te kjo pikë. E para nuk e di, ju a e dini një marrëveshje që Kosova dhe Serbia e kanë patur në vitin 2011 edhe po flasim për atë që quhet proces i europianizimit të Ballkanit, ose hyrje të shteteve në Europë. Po ju përmend disa fakte se pse ka ardhur deri te tema e kufirit. Unë besoj që për herë të parë do i dëgjoni me këtë kronologji, nuk besoj se dikush ose rrallëkush ka mbajtur shënime deri në këtë pikë. Nëse e dini Serbia është shteti me më shumë pjesë bilaterale në rajon, është me Kosovën, është me Bosnjën dhe me Kroacinë, dhe sidomos me Kroacinë hap tensione të vazhdueshme. Përveç këtyre problemeve të këtyre konteksteve bilaterale, Serbia ka instrumentalizuar komunitetin serb në Kosovë dhe Republika Srpska në Bosnjë dhe ky instrumentalizim ka arritur pikën sa që Kosova mos ketë njohje ndërkombëtarisht dhe që Bosnja të jetë vazhdimisht shtet i kontestuar. Bashkimi Europian gjatë kohës së vitit 2011 nuk i ka dhënë hapësirë Maqedonisë dhe ka akuzuar me ndryshimin e emrit e më pas ka akuzuar Malin e Zi për disa çështje. Më pas i ka vendosur Kosovës demarkacionin. Serbia sot me gjithë ato kontestime që ka është pritëse në Ballkan në lidhje me procesin e asaj që quhet anëtarësimi në BE. Në një farë mënyre kjo e ka dëmtuar besueshmërinë e BE dhe në një farë mënyre Bashkimi Europian e ka pamundësuar atë që quhet ndryshim i realitetit në Ballkan. Pika e dytë, sipas dokumentit të BE-së kritikon realisht ndikimin e Turqisë dhe Rusisë në rajon. Serbia është i vetmi vend në rajon që nuk iu përmbahet sanksioneve edhe pse BE i ka vendosur sanksione edhe Turqisë e sidomos Rusisë. Serbia atë që ka bërë, nuk ka patur marrëdhënie kufizuese me Rusinë dhe BE-ja për faktin që e ka sanksionuar me vendimet e saja të gjitha shtetet që kanë marrëdhënie me Rusinë, BE-ja nuk e ka akuzuar Serbinë dhe ia ka hapur procesin në bashkim. Pika e tretë ka qenë se Serbia e ka hequr nga kodi i saj penal kriminalizimin automatik që vjen për të gjithë të dënuarit nga gjykata speciale. Gjithashtu ka hequr nga kodi penal i saj edhe ndjekjen e kriminelëve të luftës dhe ata sot nuk ndiqen penalisht. Njëkohësisht për të qenë i saktë në këtë, Serbia është i vetmi vend që në një mënyrë a në një tjetër, ndryshon komplet strukturën e të dënuarve në Hagë në institucionet shtetërore, parlament etj. Në Kosovë kodi penal ndjek të gjithë njerëzit që kanë hyrë në krime lufte. Bashkimi Europian prej vitit 2011 ka ndërmjetësuar në marrëveshjen Kosovë-Serbi. Asnjë prej pikave të marrëveshjes, gati asnjë, nuk ka qenë e suksesshme. Pika tjetër ka të bëjë me marrëdhënien me Rusinë. Si është e mundur që Maqedonia, Kosova por edhe Shqipëria kritikohen për çështjet e vettingut, çështjet e një prokurori apo një gjykate. Serbia favorizohet për prokurorët që as nuk kanë proces vettingu, përkundrazi i kanë refuzuar të gjitha. Cili është kriteri i BE-së për këtë çështje? Meqenëse BE-ja ka qenë e thirrur ta favorizojë Ballkanin për të formuar një rend demokratik, në rastin e Serbisë ajo e ka shpërdorur stabilitetin. Në BE, nuk thuhet në asnjë vend që mund të ndryshohen kufijtë. I vetmi vend që ka shpërqendrime territoriale ndaj botës, që është i pranuar si shtet në Kombet e Bashkuara, që e ka kontestuar territorin e Kosovës dhe kërkon ndryshimin e saj, që e ka kontestuar Malin e Zi dhe kërkon gjithashtu të drejtat serbe. Pas gjithë kësaj akuzohet Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Maqedonia akuzohet për shkak të emrit. Shikoni se çfarë kriteri ka vendosur Bashkimi Europian karshi këtij procesi. Maqedonia ka shumë probleme dhe nuk e ka hapur çështjen e territorit dhe ka lidhur marrëveshje e nuk i hapen negociatat, por i hapet kapitulli Serbisë.

PasPara


CLOSE
CLOSE
Pas