Aktualitet, Kryesore, Mapo Format

‘Forumet UET’/ Armand Shkullaku: Pse refuzova ofertën e ‘Top Channel’

Në një bashkëbisedim me studentë e pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës, të moderuar nga drejtuesja e Departamentit të Komunikimit, Belina Budini, gazetari i njohur foli rreth pozitës të pafavorshme që ka media tradicionale sot, duke e humbur ndikimin për shkak të lidhjes së saj me politikën.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”283″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]



I ftuar dje në një forum organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës me studentë e pedagogë të Departamentit të Komunikimit, Drejtori i “Televizionit Klan” u ndal te evolucioni i medias tradicionale, që ka nisur një rënie të pandalshme qysh prej vitit 2001, theksoi ai.

Duke e rikthyer edhe njëherë fokusin te media tradicionale, ai tha se, rënia e medias dhe zgjedhja nga publiku të lajmeve të karakterit argëtues vjen edhe për shkak të lodhjes. “Ne flasim edhe shkruajmë, por a jemi në gjendje ta ndryshojmë realitetin. Beson disa vite se një televizion është i djathtë, befas kthehet i majtë dhe anasjelltas. Ky treg interesash e ka zhvlerësuar edhe fjalën edhe punën tonë”,- tha ai ndërsa pranoi se kishte pasur një ofertë nga “Top Channel”, për post drejtues dhe e ka refuzuar, duke thënë se, arsyeja është mungesa e një qëndrimi të konsoliduar nga ana e mediave.

“Unë më vështirësi lëviz, sepse nuk besoj se duke ndërruar mediat mund të shtosh autoritetin dhe besueshmërinë tënde. Kam përvoja në ‘Klan Kosova’ dhe ‘ABC’. Që të ndërtosh diçka duhet besim; te vetja, te projekti, që do kohë. Duhet t’ua ilustrosh njerëzve me të cilët punon, duhet t’i motivosh. Të ndërtosh diçka nga e para dhe pas një viti të të thonë shih “se më thirri Rama dhe u kthyem aty ku ishim…Kam 27 vjet që e kam provuar këtë vazhdimisht. E provova edhe me ‘ABC’, provova të bëj diçka për 4-5 vjet dhe m’u tha që është mirë siç është”, – tha ai, duke mos e mohuar se edhe vetë ka bërë kompromise. “Kam pasur edhe unë raste ku i kam thënë ‘derrit dajë’”.

Vit që shënoi një ndarje të madhe nga deri atëherë gazetarët- pronarë te ardhja e një tjetër profili pronarësh, kryesisht nga bota e biznesit.

“Këto media u krijuan sepse i duheshin politikës për t’i përdorur. Ishte koha ku një gazetë ishte baras me një tender, me një pallat, etj. Gjithçka u bë e bleshme.”, tha Shkullaku, ndërsa shtoi se në ato kohë nuk u konceptua si industri fitimprurëse nëpërmjet asaj që prodhonte media vetë, por si askesor për një biznes tjetër më të madh.  Media si industri dëmtoi median si besueshmëri, që për një gazetar shihet si investimi më afatgjatë. Kjo rrugë e shkurtër e medias dhe raporti me politikën,  deformimi i realitetit për qëllim të caktuara, apo qoftë edhe nevoja për mbijetesë apo për të bërë luftë të pandershme ka çuar te humbja e besueshmërisë te publiku.

Pikërisht këtë humbje të besimit  që publiku ka nga mediat, sipas Shkullakut u shfrytëzua nga kryeministri Rama që në sulmet e tij e ka etiketuar këtë të fundit “media kazani”.

“Rama do të barazojë mosbesimin dhe gati përbuzjen që publiku ka ndaj klasës politike në përgjithësi  me humbjen e besueshmërisë ndaj mediave. Shfrytëzon koeficientin e lartë të pakënaqësisë për të relativizuar kritikat ndaj qeverisë”. Sipas gazetarit ky sulm i Ramës ndaj mediave ka nisur më herët. “Në rrugën e tranzicionit të gjatë shqiptar shumica e mediave zgjodhën rrugën e shkurtër për të mbijetuar. Duke u vënë në shërbim të politikës. Nuk është çudi në një vend si Shqipëria ku pjesa më e madhe e parave vijnë nga buxheti i shtetit; tenderë apo prokurime publike”. Përfshirja me politikën ka çuar në humbjen e ndikimit, sepse sipas Shkullakut pa autoritet ,si një zë i besueshëm në botën e informacionit, nuk mund të kesh ndikim.

Një tjetër fenomen që theksoi ishte edhe humbja e individualiteteve në një kohë kur shumë kronika vijnë të gatshme nga zyrat e komunikimit të qeverisë apo partive politike.

“Politika është në të drejtën e saj  të bëjë PR, por është problemi ynë. Asnjë media sot në Europë nuk transmeton të plota materialet e gatshme”.Ajo çka duhet të bëjnë gazetarët klasikë është të fuqizohen me teknologjinë e fundit.

Për të rregulluar kaosin e krijuar nga mediat online, Shkullaku zbuloi idenë e një projekti së bashku me Institutin Pashko. “Është problem me mediat online sepse ka anonimitet edhe  mes gazetarëve. Mediat online shpesh nuk dihet të kujt janë dhe pas anonimatit  është më e lehtë të mos respektosh etikën profesionale. Kemi menduar  të bëjmë ca rregulla, një logo si certifikatë për mediat online që do të pranojnë një pakt rregullues mes tyre, një logo pranë titullit të uebit, të regjistruar dhe që respekton etikën profesionale, kërkohet afishimi i botuesit, kryeredaktorit dhe gazetarëve, që punojnë. Një certifikatë garancie që do të largojë edhe maninë   e  lajmeve  copy-paste, ose kur je i detyruar të marrësh një lajm nga një koleg të vendoset i gjithë linku më poshtë, etj.”-tha Shkullaku.

Duke e rikthyer edhe njëherë fokusin te media tradicionale   ai tha se rënia e medias dhe zgjedhja nga publiku të lajmeve  të karakterit argëtues vjen edhe për shkak të lodhjes. “Ne flasim edhe shkruajmë, por a jemi në gjendje ta ndryshojmë realitetin. Beson disa vite se një televizion është i djathtë, befas kthehet i majtë e anasjelltas. Ky treg interesash e ka zhvlerësuar edhe fjalën edhe punën tonë”- tha ai, ndërsa pranoi se kishte pasur një ofertë nga Top Channel për post drejtues dhe e ka refuzuar, duke thënë se arsyeja është mungesa e një qëndrimi të konsoliduar nga ana e mediave. I pyetur nëse ai vetë ka bërë kompromise në karrierën e tij si gazetar, Shkullaku u përgjigj  “Kam pasur edhe unë raste ku i kam thënë derrit dajë”./Mapo.al/

 

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas