Arkiva 2

Forbes: Putin, njeriu më i fuqishëm i botës

Revista Forbes, ka zgjedhur si njeriun më të pushtetshëm të botës Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

President Vladimir Putin arrives for a meeting at the Kremlin, in Moscow.“Pas një viti, kur Presidenti Putin aneksoi Krimenë, inskenoi pothuajse një luftë në Ukrainë dhe nënshkroi një marrëveshje me vlerë më shumë se 70 miliardë dollarë për ndërtimin e një gazsjellësi me Kinën, projekti më i madh në botë i një natyre të tillë, zgjedhja jonë duket profetike”, shkruan Forbes.



Putin mban vendin e parë në listën e 72 personave më të pushtetshëm në botë duke mënjanuar Obamën, i cili, vitin e kaluar ishte i pari.

Me përjashtim të vitit 2010, kur lista u dominua nga lideri kinez, Hu Jintao, Obama ka qenë gjithmonë në krye të kësaj liste, që nga viti 2009 kur u bë President.

Forbes shkruan se Obama u rendit i dyti, pasi ai u vu në vështirësi pas shpërthimit të Ebolas në Afrikën Perëndimore dhe pas kërcënimeve të Shtetit Islamik. ”Edhe trazirat me prapavijë raciale në Ferguson, Misuri, gjithashtu minuan mesazhin e tij të ‘ndryshimi”, thekson ”Forbes”. “Ai kishte pushtetin, por u tregua shumë i kujdesshëm për ta ushtruar atë plotësisht”, shton revista.

Putin dhe Obama ndiqen nga presidenti kinez, Xi Jinping, Papa Françesku dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel./rtk

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas