Kronika

FNSH zbarkon në Elbasan, kontroll makinave luksoze






               Publikuar në : 22:13 - 04/09/18 |
mapo.al

FNSH dhe policia e Elbasanit vijojnë kontrollet në disa pika kryesore të qytetit.


Burimet bëjnë të ditur se mbrëmjen e sotme policia ka ushtruar kontrolle rutinë në lagjen “5 maji”. Mësohet se objekt i kontrollit janë makinat luksoze.

Kontrolle te ngjashme u kryen edhe një natë më parë në Shkodër.

Elbasani dhe Shkodra janë dy nga qytetet të cilat kohët e fundit po përfliten se ka disa familje të botës së krimit që janë të lidhura me qeverinë.

Ndërsa ministri i Brendshëm, në nisje të sesionit të ri parlamentar u përgjigj opozitës, duke thënë së këtë muaj dhe në tetor  priten të goditen disa prej bandave që kryejnë aktivitet në Shqipëri.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas