Aktualitet, Kryesore

FNSH dhe RENEA, aksion gjatë natës në Kukës, disa të arrestuar

Banorët e Kukësit janë përballur gjatë natës me ndërhyrjen e Forcave Speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë pas protestës së djeshme, ku qytetarët kuksianë protestuan kundër tarifës së lartë për kalimin në Rrugën e Kombit.

Ende nuk ka një shifër zyrtare të arrestimeve, por mësohet jo zyrtarisht se disa persona janë prangosur nga policia, raporton Ora News.



Operacioni forcave speciale është kryer në koordimin me policinë. Prokuroria ka nisur hetim për shkatërrim prone.

Dhjetëra qytetarë protestuan dje në mesditë në rrugën e Kombit duke djegur sportelin e kompanisë koncesionare ky vilen paratë e kalimit në rrugë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas