Kryesore

FMN: Embargo me Iranin, nafta me 30% më shumë

Fondit Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se embargoja me Iranin do të sillte 30% më shumë për fuçi çmimin e naftës bruto. “Çdo ndërprerje e qarkullimit të naftës në Ngushticën e Hormuzit mund të shkaktojë rritje të çmimit të naftës në më shumë se 30% për fuçi”,- citon raporti më i fundit i FMN-së. Sipas FMN-së, mbyllja eventuale e ngushticës konsiderohet rrezik për ekonominë botërore. Teherani ka kërcënuar se do ta mbyllë Hormuzin, në përgjigje të sanksioneve të Perëndimit në lidhje me programin e tij bërthamor. Raporti i FMN-së thotë po ashtu se një embargo e gjerë ndaj naftës iraniane që nuk do të kompensohej nga një prodhues tjetër, mund t’i rrisë çmimet e naftës me 20-30 %. Sipas FMN-së, një masë e tillë është në gjendje që të shkaktojë një goditje shumë më të madhe se lufta në Libi në tregjet ndërkombëtare. ”Një bllokadë në Ngushticën e Hormuzit do të përbënte një goditje të paprecedentë për tregjet dhe ekonominë botërore, në gjendje që të zhyste të gjithë planetin në kolaps”, shkruhet ne raport. BE shpalli gjatë javës një embargo ndaj naftës së vendit, bllokadë që do të hyjë në fuqi nga data 1 qershor dhe që pritet të shoqërohet me një rritje të menjëhershme të çmimit, nëse eventualisht do të imponohet. Irani është prodhuesi i pestë më i madh i naftës në botë, me 3.5 milion fuçi të eksportuara çdo ditë



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas