Sport

“Fluturimi” i Ronaldos, pothuajse në lartësinë e traut të portës




               Publikuar në : 12:04 - 04/04/18 |
mapo.al

Pa diskutim, është një nga golat më të mirë të vitit dhe në karrierën e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos.


“Kryevepra” e realizuar në Torino nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është tashmë pjesë e historisë së Real Madridit në Ligën e Kampionëve, por edhe për vetë këtë kompeticion, më të rëndësishmin për klubet në Europë.

Një magji e forcës dhe teknikës, falë të cilave topi përfundoi në rrjetën e Buffonit.

Sipas matjes së “MARCA”, Ronaldo u ngrit paralel me tapetin e blertë në lartësinë 1.41 metra, por më mbresëlënëse është lartësia në të cilën ai e bëri goditjen: 2.38 metra nga fusha.

Praktikisht, në të njëjtën lartësi sa trau i portës, në këtë rast e juventusit, e cila arrin 2.44 metra.


Etiketa: , , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas