KMR, Kryesore

Flinte me ‘iPhone 6’ poshtë jastëkut, vdes në mënyrë të tmerrshme 14-vjeçarja

Sot jemi bërë të gjithë të varur nga teknologjia dhe gjithnjë na thuhet se është shumë e dëmshme për shëndetin.

Sa prej jush flenë me celularin pranë kokës apo edhe me karikuesin e tij pranë? Ma do mendja që jeni shumë.



Por, nëse mendoni se teknologjia na vret vetëm ngadalë e keni shumë gabim.

Një 14-vjeçare është goditur nga mbingarkesa elektrike e karikuesit të Iphone-it të saj, teksa kablloja e tij ishte rrokullisur rreth trupit të vajzës në krevat, përcjell “Daily Mail”.

Adoleshentja nga Vietnami u gjet pa ndjenja në krevat nga prindërit e saj, të cilët nxituan ta dërgonin në spitalin lokal, por mjekët nuk ishin në gjendje ta ringjallnin dhe e shpallën të vdekur.

Policia gjeti në krevatin e saj kabllon e bardhë të iPhone-it, e cila ishte djegur krejtësisht dhe besohet se telat e e dala komplet kanë tejçuar në trupin e 14-vjeçares elektricitetin vdekjeprurës.

Sipas hetuesve, vajza ashtu si çdo natë kishte vënë pajisjen e saj Apple, iPhone 6 për rimbushje, por nga përdorimi dhe përdredhja e shumtë, kabllos së karikuesit i kishin dalë fije, të cilat vajza i kishte mbështjellë me ngjitës.

Prandaj, bëni kujdes si me smartphonët tuaj ashtu edhe me karikuesët e tyre.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas