Kryesore

Flet presidenti i Federatës Spanjolle: Pse UEFA dënon vetëm klubet shqiptare dhe jo gjigantët…






               Publikuar në : 11:18 - 20/08/18 |
mapo.al

Ju kujtohet debati që ka shpërthyer së fundmi mes presidentit të La Liga, Havier Tebas dhe klubeve të njohura si PSG e Inter?


Epo në qendër të këtyre deklaratave janë edhe klubet shqiptare.

Më saktësisht, Havier Tebas i referohet dënimeve që janë dhënë ndaj tyre sa i përket Fair Play Financiar, me siguri duke iu referuar atij të Tiranës që është i vetmi që u bë publik në faqen e UEFA-s.

“Duhet t’i bëjmë vetes pyetjen se pse disa klube fryjnë shifrat e transferimeve të lojtarëve.

E kam fjalën për PSG, por edhe për Juventus që mori Ronaldon, apo Interin që nuk ka para, por i ofron shifra të çmendura Luka Modriç.

Transferimi i Nejmar te PSG është një mashtrim. Vetë PSG është një mashtrim, ashtu si Mançester Siti”, ishin fjalët e tij duke kërkuar që UEFA të bëhej më aktive.

“Nuk na shërben që të dënohen klubet shqiptare, të Republikës Çeke apo ndonjë turk.

Industria e futbollit në Europë ka probleme të mëdha dhe është në rrezik”, ishin fjalët e Tebas, shkruan Vip Sport.

Për këto deklarata, klube si PSG e Inter kanë vendosur të hapin çështje gjyqësore për shpifje dhe dëmtim imazhi presidentin e La Liga.


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas