Kryesore

Flet për herë të parë zjarrfikësi në aksidentin e Princeshës Diana. “Ajo nuk ishte e gjakosur…”

Kanë kaluar 20 vjet nga vdekja tragjike e Princeshës Diana në një aksident automobilistike në Paris dhe në intervistën e tij të parë nga ai moment i 30 gushtit 1997, zjarrfikësi që u përpoq ta shpëtonte Dianën po zbulon detaje të asaj nate.

Xavier Gourmelon, i cili thotë se po e jep intervistën tani për shkak se ka dalë në pension kaloi 22 vite të jetës si zjarrëfikës në Paris dhe ka thënë për The Sun se iu desh ekipit të tij “ më pak se tre minuta për të mbërritur” në tunelin Pont de l’Alma, ku kish ndodhur aksidenti.



Në intervistë, Gourmelon ndan detaje të hidhura të natës tragjike dhe ka zbuluar se ekipi i tij prej 10 burrash “ u përballën me të si çdo aksident tjetër rrugor” dhe “shkuan direkt në punë për të parë se kush kishte nevojë për ndihmë dhe kush ishte gjallë”.
Me të mbërritur te Mercedesi i saj, zjarrfikësi mban mend Dianën që e pyeti, “Oh Zot, çfarë ka ndodhur?” Ai vuri re një dëmtim të vogël në shpatullën e saj të djathtë, por që “ nuk kishte fare gjak në të.”

Gruaja, për të cilën më pas mora vesh se ishte Princeshë Diana ishte në dysheme me shpunë. “, kujton ai. “Ajo po lëvizte shumë pak dhe mund ta shihja se ishte gjallë.”

Gourmelon thotë se ka mbajtur dorën e Dianës ndërsa e qetësoi, i dha oksigjen dhe më pas e qetësoi, i dha oksigjen dhe shpejt e nxori jashtë makinës së aksidentuar, e në atë kohë ajo ndali së marri frymë. Aty i kryen CPR.
“I masazhova zemrën dhe pak sekonda më pas nisi të merrte frymë sërish” kujton ai. “Ishte çlirim, sigurisht, sepse si një ndihmës i parë, dëshiron të shpëtosh jetë dhe atë mendova se kisha bërë. Për të qenë i sinqertë, mendova se mund të jetonte. Për aq sa e dija që ishte në ambulancë ishte e gjallë dhe prisja të jetonte. Por e mora vesh më vonë se kish vdekur në spital. I gjithë episodi është ende shumë i pranishëm në mendjen time” , vijon ajo në intervistën e hollësishme. “Dhe kujtesa e asaj nata do të mbesë me mua përgjithmonë. Nuk ia kisha idenë se ishte Princeshë Diana. Vetëm kur u vendos në ambulancë, një nga paramjekët më tha se ish ajo.”
Qysh prej ngjarjes, Gourmelon ka qëndruar i heshtur rreth përvojës së tij atë natë për respekt, por edhe për shkak të ligjeve franceze.
“Kjo është hera e parë që flas në media”, thotë ai. “Si zjarrfikës, je pjesë e ushtrisë franceze, kështu që e ke të ndaluar të flasësh. Tani jam larguar nga shërbimi zjarrfikës dhe ndjeva se ishte në rregull të flisja.”

<
>
d1-4-780x439 59a677be714ed_DianaCrashDeathPrincessParisDocumentaryPaparazziCharlesDodiWilliamHarryRitz633231-905x395 43B30CA800000578-4835744-image-a-1_1504077532263
PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas