Aktualitet

Flet ish-miku i kryeministrit: Si tallej keq Rama me provincialët dhe veteranët…

Ilir Demalia, djalë Tirone, që i ka njohur edhe Ornela Vorpsin, edhe Edi Ramën në vitet ’80, rrëfen se si ishte Edi Rama pedagog dhe i ri rebel .

“Unë me Ramën i kam shpeshtuar takimet nga fundi i vitit ‘89 deri në korrik 1990, kur u largova nga Shqipëria. Ka qenë djalë rebel, imponues, mjeshtër i sofizmit që e ka edhe më të artikuluar sot, arrogant, pedagog, piktor, basketbollist, i biri i Kristaqit, dekan i Institutit të Arteve dhe nënkryetar i Kuvendit Popullor, pra, për kohën, Rama i kishte të gjitha kushtet si një njeri i ledhatuar dhe me fat, në qoftë se mund ta quajmë kështu këtë lloj fati…



Rama që unë njoh atëherë, me Ramën sot, është komplet i shpërfytyruar. Kurrë nuk mund ta imagjinoja Ramën rebel, avangardist, që tallej keq me provincialët dhe kasketat (veteranët), të rri aq rehatshëm në mes Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës. Sot Rama ngjason me konviktorët që vinin në fillim të shtatorit para viteve ‘90 me valixhe druri në Tiranë dhe ngatërronin hotel “Dajtin” me konviktin e studentëve”, tha Demalia për Panorama.

PasPara

1 koment

  1. Edhe Kadare e Balzak, me valixhe (s’besoj prej druri) kane ardhur ne Tirane e Paris.

    Po te isha ne vendin tend, do beja analizen e levizjes tende drejt qendres. Po ti, (megjithe qe kam shume dyshime, qe ke qene ne loje), qe pa asnje lloj dinjiteti e shume larg konviktoreve me valixhe ke hyre ne vendet e perendimit, a arrite te besh hajer?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas