ShowBiz

Flet Eleni Foureira: Ja çfarë më ka mbajtur larg muzikës shqiptare

Për pak sa nuk fitoi Eurovisionin, por të paktë ishin ata që e dinin që Eleni Foureira ishte shqiptare.

E lindur më 7 mars 1987 në qytetin e Fierit, Eleni Foureira ka qenë vajza e një rrobaqepëse dhe një punëtori ndërtimi të cilët për shkak të luftës civile lanë Shqipërinë dhe emigruan në shtetin fqinj, Greqi. Athina ishte vendi ku ajo u rrit dhe kaloj shumë kohë të jetës së saj.



Eleni e ka mbajtur për një kohë shumë të gjatë të fshehtë vendin e saj të origjinës, dhe vëtëm para një viti e ka deklaruar hapur që është shqiptare. Sipas këngëtares, ajo është detyruar të fshehë identitetin e saj për të parandaluar sulmet rraciste ndaj saj.

Gjithsesi, ajo nuk ngurroi të pozonte krah Eugent Bushpepës gjatë Eurovizionit duke bërë shqiponjën, pavarësisht se nga Greqia u bënë disa tentativa për ta fshirë foton, ajo nuk pranoi.

Sa i përket mungesës në muzikën shqiptare ajo është shprehur për “Jo vetëm Modë”: “Nuk ka ndonjë arsye që më ka mbajtur larg muzikës shqiptare, thjesht kam ardhur në Greqi në një moshë shumë të vogël. Këtu (Greqi) nisa të këndoj dhe këtu kam tashmë një karrierë. Kam qenë e gatshme dhe kam ardhur në Shipëri sa herë  jam thirrur për ndonjë koncert apo për të dhënë ndonjë intervistë.”
Këngëtarja shqiptare ka shtuar gjithashtu ka shtuar se ndihet e lumtur sa herë që viziton Shqipërinë.

Foureira shton më tej: “Një vit më parë kam qenë në Tiranë dhe mu duk fantastike. Pra unë nuk jam distancuar, kam shumë dëshirë të bashkëpunoj me artistë shqiptarë.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas