Kronika, Kryesore

Flet e fejuara e 28-vjeçarit që plagosi prindërit: S’më donin se jam nga Puka

Vajza nga Puka, e cila bashkëjetonte prej rreth një viti me 28-vjeçarin Hajri Neziri në shtëpinë e prindërve të tij, pavarësisht se fillimisht u dyshua nga Policia si bashkëpunëtore në krim, ndaj saj nuk është ngritur asnjë akuzë nga ana e Prokurorisë.

Hetimet kanë zbuluar se vajza 25-vjeçare ka qenë molla e sherrit, por ajo në fakt ka luajtur një rol në parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit të të fejuarit të saj me prindërit, duke ndërhyrë në momentin që ai kapi thikën nga kuzhina. Pas ngjarjes ka qenë edhe vetë i ati i të riut, që deklaroi se kishte qenë pikërisht vajza që ndaloi Hajriun, raporton Panorama.



Në fund të gjithë kësaj historie, me shumë gjasa ajo nuk do të kthehet më te banesa e prindërve të të fejuarit, pasi deri në përfundim të hetimit ai do të qëndrojnë në paraburgim. “Krahas papunësisë së Hajriut, mollë sherri në familje isha bërë edhe unë. Ata nuk më pranuan kurrë si nuse, për arsye të origjinës sime nga Puka”, deklaroi vajza një ditë pas ngjarjes për Policinë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas