Kryesore, Sport

Flet djali i ‘legjendës’ Schumacher: Dua të jem kampion në ‘F1’ si babi! …dhe një sekret për të atin

Familja e Michael Schumacher ka zbuluar se, legjenda e “Formula 1” ende nuk është në gjendje të flasë ose të ecë pa ndihmë.

Kampioni gjerman i F1 pësoi dëmtime të rënda të trurit në një aksident me ski në dhjetor të vitit 2013 dhe detajet e gjendjes së tij që nga ajo kohë janë ruajtur nga familja e tij.



Ndërsa kur vjen puna tek djali i Schumacher, ai është shprehur se ka ambicie të ndjekë hapat e babait të tij dhe të fitojë “Formula 1”.

Mick Schumacher, 19 vjeç, ishte me babain e tij duke bërë ski kur legjenda e F1 pësoi aksidentin që e la në koma.

“Ai ishte idhulli im dhe unë po ndjek gjithçka që ka bërë”,- tha Mick në një intervistë me “5 Live”.

“Jam shumë i lumtur për këtë”.

Adoleshenti ka bërë përparime në botën e motorsportit duke siguruar fitoren e tij të parë në “Formula Three” në Spa Francorchamps, Belgjikë muajin e kaluar.

Dhe shpreson që vitin e ardhshëm të kalojë në “Formua Two”.

“Qëllimi është të fitoj në F1. Babai im kishte një ndikim të madh në karrierën time”,- shtoi Mick.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas