Kronika

Flasin peshkatarët që i shpëtuan mbytjes: Policia nuk na erdhi…




               Publikuar në : 11:35 - 04/11/18 |
mapo.al

Katër peshkatarët që i shpëtuan fare rastësisht vdekjes mëngjesin e sotëm në Sazan, sapo kanë dalë nga Drejtoria e Policisë së Vlorës.


Ata për Fax News kanë zbuluar momentet e tmerrit që i dashur të përballojnë në mes të detit të hapur, ndërkohë që peshkarexha e tyre po fundosej.

Peshkatarët kanë zbuluar se pavarësisht se kanë dhënë kordinatat e sakta, të vendodhjes së tyre, policia dhe asnjë mjet shpëtimi nuk është shfaqur duke i lënë në mëshirë të fatit.

“Kemi kërkuar ndihmë që në orën 11 e 30 të natës së djeshme.  Na thanë që do dërgojme mjetet për ndihmë, priten në det. Peshkarexha u fundos për pak minuta. Kemi ndenjur disa orë në ujë. Asnjë mjet i policisë nuk ka ardhur. Vetëm trageti na ndihmoi. Në orën 6.

Per fat gjetëm një salvagente, policise i kemi dhënë  kordinatat sapo pamë që në peshkarexh kishte hyrë ujë. Më pas u fundosëm, telefonat sna punonin më”, u shprehën ata për Fax News.

 


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas