Kryesore

“Fjalori fyes” në seancë plenare, rrëzohet kërkesa e LSI-së për përjashtimin e Ramës




               Publikuar në : 19:38 - 05/04/18 |
mapo.al

Byroja e Kuvendit, e mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e LSI-së për përjashtimin e Kryeministrit Edi Rama nga punimet e Kuvendit është rrëzuar


Kërkesa u dorëzua të mërkurën dhe në të thuhej: “Duke marrë shkas nga sjellja në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Kryeministrit Edi Rama, i cili në seancën plenare të datës 29 mars, me një gjuhë prej rrugaçi përdori fjalor fyes, përçmues e poshtërues ndaj deputetëve të Kuvendit dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë ju drejtohemi me kërkesën për përjashtimin e tij nga Kuvendi”.

LSI thotë se ky është një rast i përsëritur i Kryeministrit, por e quan të pashembullt krahasimin e bërë në seancën e së enjtes.

“Krahasimi që Kryeministri Edi Rama ju bën deputetëve dhe qytetarëve shqiptarë me organin gjenital mashkullor është rast i paprecedent dhe shfaqje e shëmtuar e qëndrimit të tij ndaj popullit”, vijon kërkesa e firmosur nga grupi parlamentar i LSI-së.


Etiketa: , , , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas