Kryesore, Mapo Format

Fjalimi pikant i 51-vjeçarit të diplomuar në UET: Dëshira për të ngjitur shkallë universitare është e njëjtë me dëshirën për të mbetur sa më gjatë i ri

Universiteti Europian i Tiranës zhvilloi ditën e premte ceremoninë e 10-të të diplomimit, ku emocionet ishin të shumta.

Artur Sokoli ishte studenti më i mirë i Fakultetit Ekonomik, ka mbajtur gjithashtu një fjalim përshëndetës për kolegët e tij të sapodiplomuar dhe të ftuarit e pranishëm.



51-vjeçari ekselent, që u diplomua në ciklin Master, u shpreh: “Një proverb i bujqve të antikitetit thotë: “Të mbjellim bashkë, të korrim e të vjelim bashkë dhe të festojmë të korrat e të vjelat së bashku”!

Kjo ditë është festa e punës, e raportit mes asaj çfarë ju si pedagogë u dhatë studentëve tuaj dhe çfarë ne, të sapodiplomuarit do të bëjmë me këtë dije që morëm. Dëshira e madhe që sjell një graduim universitar është realizimi i ëndrrës në horizontin e ri. Zhvillimi nuk është rrethor, por spiral. Sa herë kthehemi në pikën e nisjes duhet të jemi shumë nivele më lart, më shumë objektiva të reja! Tempujt e dijes janë Faltoret e brezave të rinj që vijnë për të mësuar dhe foltoret e mjeshtërve të dijes.

Të dashur bashkëstudentë, dëshira për të ngjitur shkallë universitare, besomëni, është e njëjtë me dëshirën për të mbetur sa më gjatë i ri, jo pse rinia është ekuivalentja e bukurisë, por sepse dituria është universale. Sot në këtë ditë feste, falënderimi i parë me zemër për pedagogët tanë të nderuar! Një fjalë e urtë tropojane thotë se: “Trimi nderon trimin, i mençuri të mençurin”! Të ngjisësh një shkallë akademike më lart është trimëria e mençurisë!  Në këmbë besimplotë të nderojmë, këtë panel mjeshtrash, mësuesit tanë duke hedhur kapelet dhe të dashurojmë çdo çast jetën dhe lavdinë e Zotit!

E gëzofshim diplomën dhe u gëzofshim prej saj! Ia dolëm. Faleminderit, UET!”

PasPara

1 koment

  1. Ky edhe Inxhinjerine e ka filluar ne 1985(ate vit qe vdiq diktatori) dhe e ka mbaruar ne 1991…dmth 2 vjet me shume se e zakonshmja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas