Kryesore, Mapo Letrare

Fituesi i “Çmimit Kadare” ndez debatin: Nuk ka asnjë ‘mea culpa’ për veprat e soc-realizimit

Fituesi i Çmimit Kadare, Virgjil Muçi vjen sot në një rrëfim tepër pikant mbi letërsinë…

Mes të tjerash, i pyetur nga Alda Bardhyli, ai flet edhe për raportin me soc-realizmin.



“E di që sot tingëllon tejet pretencioze të thuash jo, as unë, as vepra ime, nuk ka pasur kurrfarë raporti me realizmin socialist. Sidomos kur ky pohim bëhet sot, si dhe duke pasur parasysh qëkarrierën letrare e ke nisur asokohe, duke botuar një ose dy libra, siç ka ngjarë me mua. E vërteta është se kur kthej kryet pas dhe shoh atë krijimtari modeste, bëhet fjalë për një roman historik ‘Shpatat nuk u ndryshkën’, dy vëllime me përralla dhe një novelë ‘Zhvarrosja e një dashurie’, të cilën do ta ribotoja më pas, diku aty nga fundi i viteve nëntëdhjetë, pa kurrfarë qortimi, më vjen për të qeshur me naivizmin e natyrshëm që i përshkon, por as skuqem, as zverdhem, siç mund të ndodhë me shumëkënd kur sheh se çfarë ka shkruar e botuar në atë kohë; kështu që nga ky këndvështrim nuk shoh ndonjë arsye t’i paguaj haraç soc-realizmit dhe as t’iu lyp ndjesë lexuesve, ashtu siç mendoj se duhet të bëjnë shumë kolegë që, pa kurrfarë skrupulli, vazhdojnë fryjnë gjoksin e të ngrefosen me dekoratat (metaforikisht) e metodës së realizmit socialist. Ironia e fatit është se askurrkush nuk ka pasur kurajën ta bëjë një gjest të tillë, ndërkohë që në ish-vendet e tjera të Lindjes, nuk janë të paktë shkrimtarët që kanë dalë para lexuesit me njëmeaculpa për të bërëkatarsisin e nevojshëm dhe vijuar rrugëtimin letrar me ndërgjegje të qetë e të pastër. Lypset thënë se mëkati nuk iu duhet veshur vetëm shkrimtarëve, por edhe regjisorëve, e kështu me radhë,” shprehet Muçi.

Lexoni më poshtë intervistën e plotë:

Fituesi i “Çmimit Kadare”, Virgjil Muçi: Gjithçka që shkruan një shkrimtar është autobiografike

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas