Aktualitet, Kryesore

Fituesi i Big Brother, në qeli me akuzën e vjedhjes së tubove të vaditjes

Vlorë-Nuk dihet ende se pse i duheshin Qetësor Ferunajt, një nga fituesit e Big Brotherit, tubat metalike që shërbenin për vaditjen në Orikum, por sipas policisë së Vlorës ai është arrestuar sot sepse ka punësuar 3 persona për t’i prerë këto tuba, ndërsa më parë i kishte nxjerrë në sipërfaqe.  Ferunaj fituesi i edicionit të ‘Big Brother 2’ ështe vënë në pranga në Orikum sëbashku me tre persona të tjerë, për prerjen e tubove të hekurit në pronësi të Drejtorisë së Ujërave, përgjatë rrugës në bregdetin e kësaj zone, që sipas policisë shërbenin për vaditje dhe ishin pronë e Ujësjellësit. “Rreth orës 11:00 nga shërbimet e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë janë kapur në flagrancë duke prerë disa tubo hekuri që ndodheshin përgjatë rrugës që të con për bregdetin e Orikumit, shtetasit, 22 vjecarin Daniel Sadikaj, 28 vjecarin Gjovalin Mikaj dhe 24 vjecarin, Arsen Fisti”, njoftoi policia e Vlorës, ndërsa shton në komunikatë se këta 3 persona ishin punësuar për prerjen e tubove nga Qetsor Ferunaj. “Këto tubo ishin nxjerrë nga toka nga  shtetasi: Qetsor Ferunaj, 37 vjeç, banues në Orikum; dhe se këta persona ishin punësuar për prerjen e tubove”, thotë në komunikatë policia. Ajo sqaron se 37-vjeçari është ndaluar me akuzën e “vjedhjes”.



PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas