Kryesore, Rusi 2018, Sport

Fiton ndaj Australisë, 2 me 1. Franca kryesuese e ‘Grupit C’

Sikundër pritej Francës i është dashur të shpenzojë shumë energji në ndeshjen e parë të Botërorit kundër Asutralisë, e vlefshme për Grupin C.

“Gjelat” e nisën shumë mirë takimin, por me kalimin e minutave Australia u konsolidua në fushë duke bllokuar hapësirat.



Goli i parë erdhi në pjesën e dytë, me Griezman që ekzekutoi saktë një penallti të akorduar si paojë e sistemit “VAR”.

Gjithsesi nuk kaloi shumë dhe Australia risolli baraspeshën, me Jedinak i cili gjithashtu nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metrave.

Franca rriti menjëherë presionin por goli që vulosi takimin në 2-1 erdhi në minutën e 81-t, me Pogba që realizoi një ‘perlë’ në hyrje të zonës.

Ndeshja tjetër e këtij Grupi është Peru-Danimarkë e cila luhet sot në orën 18:00.

France 2-1 Australi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas