Kryesore, Politika

Financimi i mediave nga Greqia, Idrizi: Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në një konferencë për shtyp ka komentuar blerjen e mediave shqiptare nga shteti grek. Idrizi e ka cilësuar gjëndjen alarmante teksa ka kërkuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të hetuar fondet e derdhura nga shteti fqinj “për të manipuluar opinionin publik”.

“Kanë ndërhyrë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Sa e sa gazetarë e media kanë stigmatizuar me tallje çamët. Nuk jemi në komunizëm, por sot, shumë media heshtin. Ne ngrejmë zërin kur nderohen varrezat e ushtarëve grekë, ata heshtin. Disa heshtin dhe disa stagmatizojnë. Kur dalin eksponentë të lartë grekë me flamurin, asnjë nuk flet. Një pjesë e mediave hesht se është e blerë. Ne jemi në emergjencë kombëtare. Kërkojmë nga Presidenti të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Vetëm në një muaj janë vënë mbi një milion euro, po në shumë vite sa është kjo shumë? Kërkojmë nga Presidenti të zbulojnë qëllimin real të manipulimit të opinionit publik”, u shpreh ai.



Idrizi ndër të tjera kërkoi nga Kryeprokurorja e Përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku të nisë hetimet. Kreu i PDIU-së e cilëson skandal heshtjen e organit të akuzës, në një kohë që prokuroria në Athinë po heton për nxjerrje të sekretit grek.

“Janë një milion euro për një muaj. Nëse nuk shtrohet si një prioritet për sigurinë kombëtare. Çfarë po bën prokuroria e Shqipërisë kur ajo e Athinës po heton për nxjerrje të sekretit grek”, u shpreh ai.

PasPara

1 koment

  1. Presidenti Meta eshte i detyruar te veprojë kunder veprimit te hapur armiqesor te qeverise Cipras.Eshte nje skandal i pafalshem me pasoja shume serioze nga qeveria Cipras, e cila ende nuk doli nga borxhi te cilin jua dha evropa ( konretishte Gjermania ) I SHFRYTEZON PER AKTIVITETE KRIMINALE NE SHTETET FQINJE.Pse nuk e lane kete shtet falco te bankrotojë.Duhet vepruar edhe evropa.Ky do te ishte edhe nje termet i paralajmeruar nga Koci-si.Nuk guxon shteti shqiptar te mos reagoje rreptesishte sepse logjikishte rrjedhe si indicie qe kjo loje luhet edhe para zgjedhjeve te fundit.Kolona e peste e dikurshme apo nje akt si ,,Rusiagate” ne zdhedhjet amerikane.Ashper duhet reaguar kunder tradhetareve te shtetit pa marre parasyshe a eshte anëtar ne qeveri,gazeta, publiciste ,tregojani vendin ne burg me ashpersine e merituar sepse perndryshe do te ishte nje papjekuri e Presidentit dhe gjithe shtylla e drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas