Ekonomi, Kryesore

Financat: Pensionistët, 6 kategoritë që përfitojnë, si ndahet fondi 30 milionë USD!

Mesatarisht, pensionistët do të marrin 5 mijë lekë shpërblim, si pjesë e paketës së solidaritetit. Fondi i ri, i miratuar nga qeveria me ndryshimin e buxhetit, është 3 miliardë lekë. Do të duhet një shtesë e vogël që rreth 650 mijë pensionistët të përfitojnë nga 5 mijë lekë në fund të vitit. Javanews.al publikon 6 kategoritë e pensionistëve që do të marrin shpërblim. Nga pensionet e pleqërisë, deri te ato të ushtarakëve apo pensionet sociale, pritet të trajtohen njëlloj me bonusin e ri. Fondin shtesë për pensionistët u konfirmua edhe Ministria e Financave.

REAGIMI I MINISTRISË



Ministria e Financave sqaron se arsyet e rishikimit të buxhetit janë shtimi i fondit për paketën e solidaritetit për shpërblimet e pensionistëve dhe shtresave në nevojë. Po ashtu ndryshimet e buxhetit u bënë edhe për shtim të fondeve për investimet publike me 300 milionë lekë dhe rialokim të fondeve nga projektet me ecuri të ngadaltë te ato me ecuri të lartë.

“Këshilli i Ministrave miratoi Aktin Normativ të Buxhetit të vitit 2018. Arsyet për këtë ndërhyrje në buxhet përmes Aktit Normativ, lidhen me disa elementë kryesorë: Nxitja e mëtejshme e realizimit të investimeve publike dhe rritjes së eficencës së përdorimit të burimeve përmes rialokimeve dhe shtesave në favor të projekteve me ecuri më të mirë; Akomodimi i paketës së solidaritetit për pensionistët dhe familjet në nevojë që avancohet në fundvit”, thuhet në njoftimin e Financave. Ministria e Financave shpjegon sa do të jetë fondi për shpërblimet dhe fondi i rishikuar me rritje i investimeve.

“Akomodimi i një bonusi vjetor shtesë për pensionistët me një vlerë totale në buxhet prej 3 miliardë lekësh (rreth 30 milionë dollarë). Ndryshimet realizojnë rialokime në investimet publike, e cila do të rrisë eficencën e ekzekutimit të tyre. Përveç rialokimive midis zërave të ndryshëm të investimeve publike, në total mundësohet edhe një rritje e tyre krahasuar me buxhetin fillestar prej rreth 300 milionë lekësh (ose rreth 3 milionë dollarë). Investimet publike totale të qeverisë qendrore në këtë Aktin Normativ arrijnë tashmë në nivelin e 86.7 miliardë lekë (rreth 860 milionë dollarë) duke arritur nivelin e 5.3 për qind në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto nga 5.2 për qind që ishte programuar në ligjin fillestar të buxhetit”, shpjegon Ministria e Financave.

Nga ndryshimet e buxhetit, sipas Ministrisë së Financave, treguesit makroekonomikë dhe performanca e ekonomisë gjatë 6-mujorit është plotësisht në linjë me parashikimet fillestare dhe objektivat e buxhetit 2018, tejet e rëndësishme kjo për konsolidimin e qëndrueshmërisë së financave publike dhe stabilitetit makroekonomik të vendit.

“Niveli i deficitit të përgjithshëm fiskal mbetet i pandryshuar në nivelin prej 2 për qind të PBB, sikurse ishte programuar në ligjin fillestar të buxhetit; Balanca primare pozitive mbahet e pandryshuar (pra me suficit), ekzaktësisht sa niveli i programuar në ligjin fillestar të buxhetit; Garantohet pozicioni pozitiv dhe i lartë i balancës korente fiskale ose siç njihet ndryshe “rregulli i artë” në nivelin e prej 3.3 për qind të PBB, madje me një përmirësim të lehtë edhe nga buxheti fillestar, si rrjedhojë e investimeve më të larta dhe mbajtjes konstant të deficitit”, sqaron Ministria e Financave.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas