Kryesore, Sport

Finalja e Kupës UEFA në 2020 në Tiranë? Të enjten merret vendimi i rëndësishëm

Në ditën e enjte do të vendoset nga ana e UEFA-s, nëse do të ekzistojë mundësia që Shqipëria të mirëpres një finale të Superkupës së Europës.

 Federata jonë ka aplikuar për finalen e vitit 2020, ndërsa UEFA ka dërguar në muajin e kaluar disa vëzhgues për të ndjekur më nga afër shkallën e punimeve. Gjasat që të zgjidhet “Arena Kombëtare” për një sfidë të këtij niveli, realisht janë të vogla, pasi prezantohemi me një stadium që ende nuk ka përfunduar.Kjo situatë është identike me atë të vjetshmen, kur Shqipëria kërkoi të merrte organizimin e finales së 2019 dhe kërkesa iu refuzua nga ana e UEFA-s. Megjithatë, pavarësisht përgjigjes që pritet në ditën e enjte, FSHF do të aplikoj në çdo vit për të organizuar një finale të Superkupës së Europës.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas