Aktorja Spencer Lacey Ganus, e cila luajti rolin e Elsës në filmin e animuar “Frozen”, thotë se ka marrë vetëm 926 dollarë për të bërë zërin e saj.
Në fakt filmi ka fituar mbi 1.3 miliardë dollarë në kinema dhe është aktualisht filmi më i suksesshëm i animuar.
Por aktorja ka marrë vetëm 0.000077 përqind të shumës së fituar.
Aktorja thotë se ka luajtur Elsën kur ajo ishte e vogël dhe ka marrë pagesë vetëm për një ditë pune.
Tani ajo do të padisë prodhuesit e këtij filmi, që edhe pse me një buxhet prej 150 milionë dollarë, ka kapur majat.
Jo vetëm filmi, por edhe kolona zanore e peformuar nga Idina Menzel, e titulluar “Let It Go” janë kthyer në një hit.