Kronika

Fillon sezoni i shkarkimeve: KPK rrëzon prokurorin Bujar Hoti






               Publikuar në : 10:13 - 10/09/18 |
mapo.al

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra Bujar Hotin, prokuror në Prokurorinë e Apelit të Durrësit.


Bujar Hoti nuk kaloi procesin e vetingut.

Hoti ishte pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Prokurori Bujar Hoti ka një karrierë të gjatë si prokuror dhe përgjatë një dekade ai ka drejtuar Prokurorinë e Apelit në Durrës.

Në vitin 2013, ai u shkarkua nga detyra si drejtues dhe e kundërshtoi vendimin në gjykatë.

Sipas të dhënave deri në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Hoti është rritur me 31 herë, duke kapur vlerën e 24.8 milionë lekëve.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas