Kryesore

Fillon puna paralele në Kuvend, opozita në zyrën e Kryemadhit, Manja uron Alibeajn…






               Publikuar në : 11:26 - 11/09/18 |
mapo.al

Opozita i është rikthyer punimeve të Kuvendit, por duke zhvilluar mbledhje paralele në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Grupi i PD dhe ai i LSI-së kanë nisur diskutimet më vete për platformën e re të opozitës edhe për procesin e diskutuar gjërësisht sëfundmi atë të  vetingut të politikës.


Ndersa  Komisioni i Ligjeve, kryesuar nga socialisti Manja u mblodh pa deputetet e opozitës, ndërkohë që kolegët e opozita po zhvillonin mbledhjen në sallën ngjitur aty ku janë dhe sallat e Grupit të LSI-së, aty ky Monika Kryemadhi zhvillon takimet me delegacionet parlametare.

Mbledhjen, pa praninë e medias, e ka kryesuar deputeti i PD-së, Ervin Salianji, emëruar nga Lulzim Basha si koordinator i grupit që do të merret me çështjen e dekriminalizimit të plotë përmes vetingut në politikë.

Ndërkohë që në Komisionin e Ligjeve mbledhja nisi me një urim te veçante.

Kreu i Komisionit, Ulsi Manja nuk harroi te kujtonte kolegun demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili feston sot 45 vjetorin.

“Përpara se te nis mbledhjen me rendin e ditës, pavarësisht mungesës se kolegeve te opozitës dua ti uroj kolegut Alibeaj 45-vjetorin e lindjes. Urimet me te mira”, tha ai. (Panorama)

 

 

 

 


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas