Kryesore, Mapo Format

Fillojnë forumet UET, i ftuari i parë për vitin akademik ’18-’19, ‘tradhtari’ Baton Haxhiu me ide provokuese

I ftuar në një bashkëbisedim me studentë e pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës, nën moderimin e shefes së Departamentit të Komunikimit Belina Budini, analisti Baton Haxhiu foli për situatën historike në të cilën gjendet Kosova sot, për një marrëveshje të mundshme me Serbinë.  Në Kosovë disa e konsiderojnë një personazh të guximshëm, që artikulon e trazon çështje të nxehta që shumëkush nuk do i mendonte që t’i hapte, disa të tjerë e quajnë edhe “tradhëtar” i interesave kombëtare, por statura e Baton Haxhiut, ja lejon që të jetë ndër zërat që artikulohet e madje ofron arsye e motiv pro marrëveshjes për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë.

Në vazhdën e Fuerumeve UET për këtë vit, Haxhiu qartazi nuk mbështet politikën e BE-së ndër vite, që sipas tij e kanë lënë Kosovën në një vegjetim pa të ardhme dhe me një Serbi e cila vetëm ka përfituar nga BE-ja. “Bashkimi Europian favorizin destabilitetin në Ballkan”-tha Haxhiu, ndëtsa thekson se që nga viti 2011 dhe në vijim Serbia ka përfituar nga “mirësia” e BE, në aspektin ekonomik dhe politik. Ndërsa Kosova është në një situatë që nuk njihet nga pesë shtete anëtare të BE-së, nuk është pjesë e UNESCO-s, Interpol, apo organizmave të tjerë.



“Kjo lloj politike e BE-së jo vetëm ka dështuar, por besoj se ka mbajtur gjallë destabilitetin në Ballkan”-deklaroi Haxhiu.
Nëse Hashim Thaçi ka zgjedhur që ta artikolojë çëshjen e “korrigjimit të kufijve” me serbinë në rangje politike, Haxhiu është ai interlekutor që po investohet si aktor kryesor në një marrëveshje Kosovë-Serbi, që mund të nëkuptojë kalimin e Veriut të Mitrovicës në pjesën serbe, por gjithashtu edhe përfshirja e Luginës së Preshëvës nën Kosovë.

Për këtë “ndryshim harte”, Haxhiu konsiderohet si tradhëtar, haptas apo nën zë, por më shumë ngjan me një lexues të mirë të situatës gjeostrategjike në Ballkan, ku jep arsyet se nga kjo marrëveshje me shumë përfiton Kosova e Shqipëria, sesa Serbia, që gjithsesi sipas tij nuk e ka më mëndjen aspak në Kosovë.

PasPara


CLOSE
CLOSE
Pas