Mapo Letrare

Fillimet e Preç Zogajt/ Mbaron tirazhi i parë

precLibri ka qenë shumë i kërkuar në Panairin e 17 të Librit në stendën e UET-Press, ku tirazhi i parë ka mbaruar që prej ditës së shtunë. Janë shitur më shumë se 1500 kopje në panair dhe 500 nëpër libraritë e të gjithë vendit. Megjithatë, drejtuesit e Shtëpisë botuese UET Press shprehen se kanë gati botimin e dytë të librit “Fillimet”.
Duket se bestsellers në këtë Panair të Librit kanë qenë librat me në qendër të pathënat e personazheve historikë. Jo vetëm ata që vijnë nga një epokë tjetër, si ajo e monarkisë shqiptare me Ahmet Zogun, presidentin që u bë Mbret i shqiptarëve, por edhe ata të një historie më të re, që nis atëherë kur ndihej të frynte një erë e fillimeve pluraliste. Libri “Fillimet” i Preç Zogajt, një libër ku trajtohen të gjitha ngjarjet që sollën ndërrimin e sistemeve në Shqipëri nga viti 1990 e deri më 1992 dhe me protagonistët e ngjarjeve, përfshirë këtu edhe vetë autorin, që i sjell të para me një largësi kohore.

Libri ka qenë shumë i kërkuar në Panairin e 17 të Librit në stendën e UET-Press, ku tirazhi i parë ka mbaruar që prej ditës së shtunë. E me keqardhje është dashur të përcillet lexuesi i interesuar. Janë shitur më shumë se 1500 kopje në panair dhe 500 nëpër libraritë e të gjithë vendit. Megjithatë, drejtuesit e Shtëpisë botuese UET Press shprehen se kanë gati botimin e dytë të librit “Fillimet”.



Duket se lexuesit- të interesuar thuhet të kenë qenë të të gjitha moshave- kanë kërshërinë për të parë edhe një tjetër version të ngjarjeve të atyre ditëve nga gjithë sa është shkruar në 24 vjet dhe për të parë edhe pozicionimin e një prej protagonistëve të lëvizjes që sollën ndryshimin në vend. Për të parë nëse ky libër voluminoz është rrëfim i rrëmbyer nga pasioni i asaj kohe i dikujt që luftonte si shumë të tjerë për ëndrrën e madhe të lirisë dhe demokracisë, apo një analizë e ftohtë e ngjarjeve që nuk e fshehin as frymën kritike?

Nuk janë ngjarje të panjohura për lexuesin shqiptar. Në libër vijnë të trajtuara ngjarje si demonstrata e 14 janarit 1990 në Shkodër, demonstrata në Kavajë, eksodi i ambasadave më 2 korrik të vitit 1990, takimi i presidentit të asaj kohe, Ramiz Alia, me intelektualët e vendit dhe me studentët fill pas shpërthimit të lëvizjes studentore në Qytetin Studenti më 8 dhjetor, dhe shpallja e pluralizmit po aty në sheshin e Qytetit Studenti. Krijimi i Partisë Semokratike deri te zgjedhjet e para pluraliste më 22 mars 1992, dorëheqja e Ramiz Alisë dhe zgjedhja e Sali Berishës si President i Shqipërisë.

Por nga ato që shkruan, duket se pasioni ia ka lënë vendin një kritike të thellë të asaj çka solli pas lëvizja e viteve të para ’90.

Një frymë dorëzimi apo pesimizmi shfaqet edhe në librin e tij eseistik. Ai flet se tradita e klaneve që ka ekzistuar para dhe pas komunizmit e dominon ende shoqërinë shqiptare dhe kjo e mund lirinë. Atë lirinë që Zogaj e shenjtëron që në hyrje të librit të tij, me thënien e famshme të Papa Gjon Palit II: “Lirinë gjithmonë duhet ta fitosh, nuk mundet vetëm ta zotërosh. Vjen si dhuratë, por mbahet me përpjekje”, duket se e pret ende. Si fillimet e një epoke tjetër, që do sjellë vërtet atë liri që ëndërrohej në fillimvitet ’90…

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas