Kryesore

Fier: Tentativa e përdhunimit të minorenes, babai dëgjoi britmat e saj nga shtëpia e pabanuar

Shokuese ajo që ka ndodhur me një vajzë të mitur në qytetin e Fierit.

Ajo është marrë me forcë nga tre djem, që e kanë çuar në një shtepi ku nuk banonte njeri dhe kanë tentuar ta përdhunojnë.



Por sipas bluve të qytetit, autorët nuk ia kanë arritur qëllimit.

Gazetarja e “Panorama” jep detaje te reja lidhur me gjithë sa ka ndodhur dhe shpëtimtar i te voglës ka qenë vetë babai i saj, i cili fati ka dashur të ishte aty në momentin e duhur.

Gjithçka ka ndodhur kur vajza sapo kishte dalë nga shtepia per te luajtur.

Tre djemtë, tashme ne prangat e policise, e kanë marrë me forcë dhe e kanë futur në shtëpinë e vjetër ngjitur me rrugën.

Babai i vajzës rastësisht ka dalë ta kërkojë të bijën dhe ka dëgjuar bërtitjet e saj nga godina e pabanuar.

Ai me vrap i ka shkuar në ndihmë së bijës, ndërsa tre të rinjtë janë larguar sapo kanë parë babanë që bërtiste ta linin të lirë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Redion Tereziu, 22 vjeç
2.Jorges Dosti, 24 vjeç
3.Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht një shtetase të mitur 13 vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhenie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas