Aktualitet, Kryesore

Fier: Policia shkëmben zjarr me grabitësit, vret një prej tyre

Një tentativë për grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier ku ka mbetur i vdekur një person nga përplasja me policinë.

Rreth orës 3 të mëngjesit, në banesën e shtetasit M.M kanë tentuar të hyjnë disa persona duke i thyer drynin e derës.



Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”.

Pas marrjes së njoftimit mbërritën në vendngjarje shërbimet e policisë, të cilët janë përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.

Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vdekur një nga autorët, ndërsa tjetri është plagosur.

Sipas policisë, të dy ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Dyshohet të jenë dhe dy autorë, të cilët janë larguar me një mjet ende të paidentifikuar duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë.

Kanë nisur hetimet me pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit pasi vijon puna për kapjen e autorëver të tjerë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas