Kronika

Fier/ Kishte mbyllur derën nga brenda, e moshuara gjendet e vdekur nga zjarrfikësit

Një e moshuar është gjetur e vdekur nga shërbimi zjarrfikës në lagjen ‘5 maj’ në Patos të Fierit. Banesa ku u gjet e vdekur e moshuara N.M, 74 vjeçe ndodhet në katin e tretë të një pallati 5-katësh.

E moshuara jetonte e vetme dhe fqinjët janë shqetësuar kur nuk e kanë parë të dilte jashtë duke njoftuar policinë dhe shërbimin zjarrfikës, pasi nuk hapnin dot derën e cila ishte mbyllyr nga brenda.



Ndërhyrja e zjarrfikësve është bërë nga dritaret e banesës duke përdoruar shkallët.

Nga njoftimi i policisë në trupin e të moshuar nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë: 
“Në datën 30.05.2018, rreth orës 18:35, në lagjen “1 Maji” Patos, është gjetur nga banorët e pallatit e vdekur në banesën e saj ku jetonte e vetme shtetasja N.M, 74 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas