Kronika

Fier/ Ishin nisur drejt Greqisë, burrë e grua përfundojnë në arën me misër… aksidentohen me makinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku kanë mbetur të plagosur burrë e grua.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Selishtë, ku një automjet me targa greke ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arë.



Mësohet se në makinë ndodhej një çift bashkëshortësh që po udhëtonin drejt Greqisë.

Nga përplasja e fortë ka mbetur i plagosur rëndë burri, ndërsa gruaja më lehtë.

Të dy janë transportuar në spitalin e Fierit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet./BW/

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas