Aktualitet, Kryesore

Fier: Identifikohet i plagosuri, ja kush janë pronarët e banesës që u tentua të vidhej

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur gjatë natës në lagjen “29 Nëntori” në Fier, ku 4 persona të armatosur dhe me maska tentuan të grabisin një banesë. Banesa ku u tentua të grabitet është në pronësi të Minella Muçës, i cili punon si shofer.

Muça nuk njihej si person që kishte pasuri, por bënte një jetë modeste.



Çifti Muça pikasi grabitësit që tentuan të hapnin derën dhe menjëherë kanë njoftuar policinë, e cila mbërriti në vendngjarje.

Gjatë aksionit për kapjen e grabitësve, këta të fundit qëlluan mbi policinë, e cila u kundërpërgjigj duke vrarë njërin prej tyre dhe plagosur një tjetër.

Ndërkohë identifikohet grabitësi i plagosur. Ai është Arben Muça, 47 vjeç. Raportohet se ai ishte personi me kallashnikov, që priste te hyrja e pallatit. Ai ka hapur zjarr i par ndaj policisë, por mbeti i plagosur.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas