Kronika

Fier: Bien në pranga 3 persona, ishin shpallur në kërkim

Tre persona janë vënë në pranga nga policia, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ra Artan Bardhoshi, 40 vjeç, banues në Petovë, Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.



Gjithashtu u arrestuar dhe Jetnor Selimaj, 41 vjeç, banues në Portëz, Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e  datës 24.04.2018, e ka dënuar këta shtetas me 1 muaj burg për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë ”.

Ndërsa Enver Llapashtica, 60 vjeç, banues në Radostinë, Fier,  u prangos, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka lëshuar Urdhërin e ndalimit datë 08.06.2018 për këtë shtetas si autor i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas