Sociale

Fier-Ballsh, me gropa dhe kanale, rruga e pamirëmbajtur shkak aksidentesh

Përgjatë të gjithë rrugës nacionale Fier – Ballsh ka gropa të shumta, të cilat rrezikojnë jetën e drejtuesve të mjeteve. Vende-vende janë hapur edhe kanale të thellë, të cilat shpesh nuk dallohen menjëherë.

I dëmtuar është segmenti nga Kthesa e Patosit deri te kthesa për në Ballsh. Por me problematike është pjesa nga Qafa e Lalarit deri tek “Ofiçina e Vjetër”.



Rrëshqitja e dheut jo rrallë është bërë edhe burim aksidenti. Segmenti rrugor Ballsh-Bylis është thuajse i pakalueshëm për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Në disa vende kalimi i makinave bëhet me shumë vështirësi vetëm në një kah.

Veç dëmtimeve rruga për në qytetin antik të Bylisit është edhe shumë e ngushtë, vetëm 3 m.

Segmenti Ballsh-Aranitas është më pak i dëmtuar se dy segmentet e tjerë. Problematikë në ketë pjesë mbeten gropat prapa uzinës së përpunimit të naftës ndërsa pjesa tjetër është në gjendje më të mire. Me një gjatësi prej vetëm 23 km, rruga nacionale Fier-Ballsh është lënë krejtësisht në harresë që pas ndërtimit të autostradës Levan-Tepelenë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas