Ekonomi

Fibank Albania – Rezultate shumë pozitive financiare për gjysmën e parë të vitit 2018

Gusht 2018

Fibank Albania vazhdon të shënojë rezultate mbresëlënëse sipas të dhënave të sistemit bankar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018



Rezultatet financiare të sistemit bankar shqiptar deri më 30 qershor 2018 treguan se Fibank Albania vazhdon ecurine e saj shume pozitive dhe renditet e para në treguesit e efektivitetit, Kthimit nga Aktivet dhe Kthimin mbi Kapitalin, (RoA & RoI).

Te dhenat tregojne se Fibank Albania shënoi 20% rritje neto te kredive ndaj biznesit dhe individëve dhe 10% rritje te totalit të aktiveve dhe depozitave ndaj klientëve, nder me te lartat ne sistemin bankar vendas.

Gjithashtu është banka e vetme që po zgjeron rrjetin ne kete periudhe dhe këto arritje janë në vijim të treguesve të shkëlqyer financiarë të arritur në vitin 2017, qe eshte nje tregues i qarte i përkushtimit te fortë të Grupit Fibank në tregun shqiptar.

“Ne prisnim një vazhdim të zhvillimeve pozitive dhe punuam intensivisht për të arritur këto rezultate – thote Drejtori Ekzekutiv i Fibank, z. Bozhidar Todorov – Ne synojmë që viti 2018 të jetë edhe më mirë se 2017, viti ynë më i mirë deri më tani, dhe kjo është e bazuar në përpjekjet tona të përditshme në të gjitha drejtimet e mundshme”.

Çdo klient potencial do të gjejë tek skuadra e përkushtuar e Fibank dedikimin për të krijuar një bashkëpunim të frytshem dhe avantazhe reciproke për një marrëdhënie afatgjatë.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas